Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon që 28 Nëntori të jetë festë shtetërore
Prishtinë maj 2008 Kuvendi i Republikës së Kosovës shqyrtoi dhe miratoi dje gjashtë projektligje që dalin nga pakoja e Marti Ahtisarit. Miratimi i të cilave është duke u bërë me një procedurë të shpejtë. Në këtë mbledhje deputetët e Kuvendit të Republikës kishin më shumë vërejtje në lidhje me projektligjin për Agjencinë e Kosovës për inteligjencë dhe me theks të veçantë për projektligjin për Festat zyrtare të Republikës së Kosovës.
Projektligji për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës është miratuar në parim me 54 vota të deputetëve të Kosovës. Deputetët kanë kërkuar që 11 festave të përcaktuara në projektligj t’i shtohen edhe tri festa tjera të rëndësisë së veçantë si: Dita e Çlirimit,Dita e Dëshmorëve, 28 Nëntori- Dita e Flamurit kombëtar.
VushtrriaPress


0 komente