21 Maj
Nga: Redaksia e VushtrriaPress-it në: Sporti kosovar
Kosovë, Shqipëri, maj 2008 Për herë të parë në historinë e Lojrave Olimpike, Shqipëria do të ketë një numër të madh sportistësh që do ta përfaqësojnë atë në Olimpiadën Pekin 2008. Shefi i Delegacionit Shqiptar në këto lojra Fidel Ylli, u shpreh të martën për mediat se, deri tani janë konfirmuar 10 sportistë, të cilët do të marrin pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm të sportit botëror.
“Në këtë evenimet kaq të madh do të marrë pjesë dhe delegacioni olimpik shqiptar që për herë të parë ka konfirmuar pjesëmarrjen e 10 sportistëve”, theksoi Ylli.
Sipas tij, KOKSH është në bisedime me homolegët e tij që në “Pekin 2008″ të marrë pjesë edhe Kosova. “Ne shpresojmë që në këtë eveniment të bëhet pjesë e familjes olimpike dhe flamuri Kosovar, ndërkohë që së bashku me Federatat shqiptare po negociojmë që 5 Federata Olimpike të njohim Federatat Olimpike pjesëmarrëse kosovare”, tha Ylli.
VushtrriPress
Komento