U promovua libri “Ballkan: Quo vadis Serbosllavia”, i gazetarit dhe diplomatit Bujar Muharremi
Minire Berisha
Prishtinë, 21 maj- Në kuadër të panairit të 10 të librit “Prishtina 2008”, është promovua libri “Ballkan: Quo vadis Serbosllavia”, i gazetarit dhe diplomatit Bujar Muharremi.
Publicisti dhe diplomati Bujar Muharremi, gjatë periudhës 2005- 2007, ka qenë ambasador (shef i misionit) i Republikës së Shqipërisë në Kosovë. Libri “Ballkan: Quo vadis Serbosllavia”, botohet në vazhdën e analizave të politikës së jashtme të rajonit tonë, dhe pason botimet e me parëshme “Maqedonia në udhëkryq”, dhe “Kosova drejt pavarësisë”.
Fjalën përshëndetëse të diplomatit Besnik Mustafaj në këtë promovim e lexoj shkrimtarja dhe publicistja Violeta Alimuça.
Në këtë fjalë përshëndetëse diplomati Mustafaj, kishte cituar se libri i fundit që na e la Bujari “Ballkani: Quo vadis Serbisllavia”, është prova me e pakundërshtueshme se ai iku para kohe, në kuptimin më të plotë të kësaj fjale. “Vëmendja e tij ishte tërësisht e përqendruar te Kosova, vepra e tij, si e askujt tjetër, është e lidhur me ngjitje e mundimshme të Kosovës nga protestat e pranverës së ’81 e deri të pavarësia e pranverës 2008”, është thënë ndër të tjera në mesazhin e Mustafaj, duke shtuar se në këtë kuptim kjo vepër është një enciklopedia me e plotë e kësaj rruge të vështirë, por heroike. Aty ne dhe brezat e ardhshëm, do të gjejmë problematikën e ndërlikuar të kësaj lufte, protagonistet e saj, qofshin ata shqiptar, apo te huaj, qofshin të lavdishëm, apo të mbuluar me turp nga historia.
Sipas tij, Bujar Muharremi ka besuar gjithmonë se nuk kishte të ardhme tjetër për Kosovën veç pavarësisë, dhe i ka shërbyer më të gjitha aftësitë e veta këtij besimi.
Në kumtesën e Mustafaj në fund është thënë se ai u nda shumë para kohe prej nesh. Ai ende nuk i kishte harxhuar të gjitha energjit, ai ende kishte shumë për të na thënë, por fatmirësisht ai na e la një jetë shembullore dhe një vepër të pasur, që nuk na lejon ta harrojmë.
Kurse, prof. Vehbi Miftari, ka thënë se teksti përfshinë një mori të dhënash historike dhe politike, deri edhe ngjarje të theksuara diplomatike, të zhvilluara larg opinionit publik, por të hetuara nga diplomacia aktive, çfarë përfaqësonte politika e jashtme e Shqipërisë në vitet e fundit. “Me tej, teksti i tij shtron me po aq saktësi shkencore këto të dhëna, por intenca e tij është që nga fatlumi historik të ndërtoj një kapacitet argumentues e ilustrues për zhvillimet në Ballkan, sidomos ato që lidhen më fatin e Kosovës dhe të shqiptarve në Evropën Juglindore”, ka thënë Miftari.
Përfundimisht Miftari ka cituar se sikur e thotë edhe vet autori, libri “Ballkan: Quo vadis Serbisllavia”, analizon brenda një periudhe të caktuar kohore disa prej zhvillimeve më interesante në raport ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërmjet rolit të shqipëtarve në rajon dhe tendencës egocentriste të serbeve, duke i parë ato në sfondin e çështjes se pazgjidhur të shqipëtarve në Evropën Juglindore, si dhe duke kërkuar një lloj “katrasisi”, në ndërgjegjen politike të serbeve, për ta zhveshur ndër dijen politike, nga synimi për të instucionalizuar “politikën e gënjeshtrës”, si politikë nacionale shtetërore, çfarë synonte Veçan Qosiqi.
E bija e Bujarit, e cila ishte e pranishme në këtë promovim Dorina Muharremi, duke i falënderuar të pranishmit, tha se ky libër ishte amaneti i fundit i babit. “Ai i kushtoj rëndësi ngjarjeve të këtij shekulli, me punë dhe kontribut të gjithanshëm për çështjen shqiptare, natyrisht që përmes lidhje të madhe unë dhe familja ime patëm kënaqësinë kur dëgjuam ngushëllimin e presidentit Bamir Topi, i cili e vlerësoj dhe e ngrit lartë figurën dhe kontributin e babait tim”, ka thënë ajo.
Po ashtu, gjatë ditës së dytë të panairit të dhjetë të librit “Prishtina 2008”, Shtëpia Botuese “Titanik”, nga Prishtina, promovoj librin “Pse shqiptaret nuk kane mend”, i autorit Ali Mehmetaj.
0 komente