Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Universiteti Popullor Shqiptar (UPSH) në Gjenevë, organizoi disa promovime librash të autorit Alfred Papuçiut  

 

Zvicër, maj 2008 Universiteti Popullor Shqiptar (UPSH) në Gjenevë, organizoi disa promovime librash  të shkrimtarit dhe gazetarit Alfred Papuçiu. Librat titullohen : « Meditime për Shqiptarët, Europën dhe Kombet e Bashkuara » ; « Nxënësja e etur e gjuhës romanshë » ; « Me zemër të pastër ». Botimi i tyre është sponsorizuar nga Fondacioni zviceran Edukim dhe Punë Kërkimore për Aftësimin e të Sëmurëve (REFM). Në të njëjtën kohë, autori paraqiti librin në shqip « Aftësimi për vetëmjekim i pacientëve me sëmundje kronike » i autorëve : profesorit Jean-Philippe Assal dhe psikologes Anne Lacroix. Në promovimin e librave të Alfred Papuçiut merrnin pjesë shkrimtarë, poetë, botues, mjekë, përkthyes, piktorë, pjestarë të familjes së autorit, funksionarë ndërkombëtarë, miq dhe dashamirës të shkrimtarit, zviceranë dhe bashkëatdhetarë nga Zvicra, Franca, Gjermania, Kosova, Shqipëria.  Fjalën e rastit e mbajti kordinatorja e UPSH, Albana Krasniqi-Malaj e cila vlerësoi veprën e Alfred Papuçiut duke krijuar një lidhje të qëndrueshme midis shqiptarëve që banojnë në Zvicër dhe mikpritësve që kanë ndihmuar dhe ndihmojnë në çdo çast familjet, duke u krijuar kushte të favorshme për banim dhe për afishimin e cultures dhe gjuhës së tyre amtare. Ajo theksoi se në librat dy gjuhësh të autorit gjen kujtime të bukura lidhur me integrimin e shqiptarëve në Zvicër.

VushtrriPress

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

22 Maj 2008 më 1:55 pm

Komento