Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Futboll:KF Kosova nga Vushtrria siguron mbijetesën, shuan ëndërrat e gjakovarëve  

 Photobucket

 Pamje nga ndeshja KF Kosova & KF Vëllaznimi 

Vushtrri, maj 2008 Të gjithë futbolldashësit kosovarë në javën e parafundit të superligës së Kosovës në futboll, vëmendjen kryesore e kanë drejtuar kah stadiumi i qytetit në Vushtrri, pasi KF Kosova nga Vushtrria ka qenë nikoqire e KF Vëllaznimi nga Gjakova. Të dyja këto skuadra kanë pasur ambicie, KF Kosova për mbijetesë, si dhe KF Vëllaznimi për titull kampioni, mirëpo entuziazmi dhe dëshira e madhe për fitore e vushtrriasve solli edhe befasinë e javës në futbollin kosovarë, pasi gjakovarët pësuan disfatë në Vushtrri dhe i humbën shpresat për titull kampioni. Rezultati përfundimtar 3:1 në favor të vushtrriasve ju ka siguruar mbijetesë në elitën e futbollit kosovarë si dhe përfundim të qetë të kampionatit. Vlen të përmendet se atmosfera brenda dhe jashtë stadiumit ka qenë për çdo lëvdatë më meritorët për këtë atmosferë kanë qenë tifozët “Forca”  nga Vushtrria. Një gjë tjetër që vlen të përshëndetet është se të pranishëm në shkallët e stadiumit të qytetit në Vushtrri kanë qenë edhe tifozët “Jakova”  nga Gjakova. Hajdin ISLAMI, VushtrriaPress

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

25 Maj 2008 më 7:47 am

Komento