Dy shkolla të mesme nga Çekia ndihmojnë Vushtrrinë
Vushtrri,maj 2008 Gjatë këtij muaji dy shkolla të mesme nga Praga e Republikës së Çekisë kanë ndihmuar disa shkolla të Komunës së Vushtrrisë me libra të ndryshme, një numër i konsiderueshëm edhe në gjuhën angleze. Gjimnazet e njohura “Jana Palacha” dhe “Nad Aleji” nga Republika Çeke, kanë ofruar disa qindra libra për nxënësit e Komunës së Vushtrrisë. Më fatlumët kanë qenë Gjimnazi “Eqrem Çabej” në Vushtrri, shkollat fillore në Nevolan, Gojbulë, Karçë, si dhe qerdhja e fëmijëve”Foleja” në Vushtrri.
Hajdin ISLAMI, VushtrriaPress
0 komente