Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

U promovuan libri “Mollë e egër”, i autorit Raif Gashit dhe “Përtej çmendisë”, i autores Hasije Selishta- Kryeziu  

 Go to fullsize imageGo to fullsize image

Prishtinë, maj 2008- Autorët Raif Gashi, dhe Hasije Selishta- Kryeziu, promovuan librat “Mollë e egër”, nga Raif Gashit dhe “Përtej çmendisë”, nga Hasije Selishta- Kryeziu.Ceremonia e promovimit është mbajtur në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Poeti dhe publicisti Rrustem Geci, foli për librin “Përtej çmendisë”, i cili ndër të tjera ka thënë se libri i Hasijesë është një prurje e bukur për letërsinë tonë. “Libri i saj është një dhimbje e ashpër mbi kaosin e kohës që po e përjetojmë në këtë kohë pak të përjetuar”, ka thënë ai duke shtuar se poezia e Hasijes është poezi e kohës që po jetojmë, dhimbjet e poezisë së saj janë brenda vargjeve.   Ndërsa, recensenti i librit “Përtej çmendisë” Haxhi Vokshi, ka thënë se poezia e autores Selishta është poezi më metafora vetanake. “Në këtë përmbledhje më poezi autorja ka shënuar ngritje të dukshme cilësore artistike, duke sjellë kështu edhe freski të nevojshme në poezi të veta. Poezia e saj lexohet më endje, frymëzimin e vete e ka gjetur në jetën e përditshme, objekti lirik i poezisë së saj është mjaft i gjerë i lloj llojshem”, është shprehur Vokshi. Kjo është përmbledhja e katërt e autores Hasije Selishta –Kryeziu.  Ndërkaq, për veprën “Mollë e egër” të autorit Raif Gashit foli redaktori i librit Merxhan Avdyli, i cili ndër të tjera theksoi se vetëm Raif Gashi mund ta dijë për vete se në cilin çast e ka goditur rrufeja poetike për ta shndërruar atë në poet.  “Gjeja e parë që të bije ndërmend për poezinë e tij është krijimi i dy metaforave poetike të ndërtuara mirë, njëra më çiltërsinë, do të thotë me butësinë, ndërsa tjetra më fortësinë, që do të thotë me egërsinë. Përthekmi i verbit poetik të autorit, në fakt frymon brenda këtyre dy metaforave të goditura”, ka thënë Avdyli. Ai në vazhdim ka shtuar se poezia e Gashit përgjithësisht është ndërtuar mbi koncepte të ndryshme jetësore, historike e filozofike, si liria, Kosova, Shqipëria, lufta trimi, ëndrra, shpresa, besa, ardhmëria, jeta dashuria, dhembja, egoizmi, mallkimi, nënçmimi, vdekja marrëzia, tradhtia, gënjeshtra etj, të gjitha këto marrin kuptime dhe ngjyrime të veçanta, duke e forcuar idenë e poezisë, dhe duke e kompletuar tërësinë poetike të poezisë. Ndërsa, recensenti i librit “Mollë e egër”, Baki Krasniqi, është shprehur i kënaqur që në këtë promovim ishte një pjesë e Dardanës. “Autori është besnik i poezisë. Libri “Mollë e egër”, është pasqyrë e një realitetit të ri. Autorin e preokupon neglizhenca, karrierizmi, dhe kur shkruan për gjëra të tilla më se tepërmi është i mllefosur dhe shqetësuar, prandaj dukurit e tilla dalin në shesh me tepër shqetësim e me pak si akuzë për të bërë e të pa bëra”, ka thënë ai.  Kjo është përmbledhja e dytë e botuar e autorit Gashi.

Në këtë promovim u lexuan poezi nga nxënësja Shqipe Asllani.

Shkruan: Minire Berisha

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

28 Maj 2008 më 12:37 am

Komento