Republika e Kosovës do të ketë qasje serioze ndaj borxheve të jashtme
Borxhet e jashtme, s’pengojnë realizimet e projekteve
Prishtinë, maj 2008 “Qeveria e Kosovës, do t’i shikoj shifrat dhe informacionet me shumë kujdes për borxhet e jashtme, dhe ka ndarë një vi buxhetore prej 35 milionë euro për shlyerjen e borxheve të jashtme për vitin 2008”, ka thënë ministri i MEF-it Ahmet Shala..Borxhet e jashtme të Kosovës nuk do të pengojnë zhvillimi ekonomik të Kosovës por ato sipas ministrit të Ekonomisë dhe Financave (MEF) Ahmet Shala nuk do të pengojnë as realizimin e projekteve nga Konferenca e Donatorëve. Sipas tij, Kosova do të ketë një qasje serioze ndaj borxheve të jashtme. Ndërkaq, ekspertët e Ekonomisë vlerësojnë se zhvillimi ekonomik nuk duhet të ndërlidhët me borxhet e jashtme, por që sipas tyre me mjetet nga Konferenca e Donatorëve duhet të shkojnë për zhvillim ekonomik të vendit. Ministri i Ekonomisë dhe Financave(MEF) Ahmet Shala ka thënë se çështja e borxheve të jashtme të Kosovës është diskutuar edhe gjatë bisedimeve Prishtinë-Beograd. Sipas tij, Republika e Kosovës do të bashkëpunoj seriozisht me institucionet ndërkombëtare financiare për t’i shlyer borxhet. “Kosova do të bashkëpunoj seriozisht me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bankën Botëror, Klubin e Parisit, Klubin e Londrës dhe do të përgjigjet shumë me përgjegjësi ndaj këtyre institucioneve për çdo cent që ka arritur në Kosovë, dhe që ka sjell dobi për qytetarët e Kosovës”, ka pohuar ministri Shala. Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës, do t’i shikoj shifrat dhe informacionet me shumë kujdes të cilat i kanë këto institucione dhe së bashku me to do të përpiqet t’i ri programojë ose t’i paguajë. “Ne kemi dedikuar një vi buxhetore prej 35 milionë euro për shlyerjen e borxheve të jashtme për vitin 2008”, ka thënë Shala. Nuk dihen borxhet Sipas ministrit të ekonomisë dhe financave nuk dihet ende se sa është borxhet e jashtme të Kosovës. “Jo nuk dihet ende se sa është borxhi, ne do të përgjigjemi me përgjegjësi ndaj çfarëdo borxhi, që ka Kosova ndaj çfarëdo borxhi ndaj institucioneve financiare ndërkombëtare”, ka theksuar Shala duke bërë të ditur se do të përdorën një pjesë e mjeteve nga konferenca e donatorëve për shlyerjen e borxheve të jashtme. “Disa nga partneret tanë ndërkombëtarë kanë dhënë sinjale se janë të gatshëm të na ndihmojnë për t’i shlyer borxhet e jashtme”, ka pohuar ai. Ndërkaq, sa i përket asaj se nëse me mjetet e Konferencës së Donatorëve paguhet një pjesë e borxheve të jashtme kreu i MEF-it ka thënë se nuk do të pengonte realizimin e projekteve të parapara. “Jo nuk do të pengojë. Ne i kemi pas parasysh edhe ato, në momentin kur kemi dashtë ta shpallim shtetin, ne duhet t’i marrim edhe përgjegjësit që dalin nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe institucionet tjera Kosova me shumë përgjegjësi do të ju përgjigjet”, është shprehur ministri i MEF-it, Ahmeti Shala. Mjetet nga Konferenca e Donatorëve për zhvillim ekonomik Sipas, ekspertit të ekonomisë, Prof. Dr. Nagip Skenderi, zhvillimi ekonomik nuk duhet të ndërlidhen me borxhet e jashtme të shtetit të Kosovës, pasi që ende nuk dihet se sa janë borxhet. “Dihet se ekonomia e Republikës së Kosovës ka trashëguar një ngecje ekonomike qe nga ish-RSFJ-a, shkatërrimi i ekonomisë sonë nga regjimi i Millosheviqit, do të thotë se ne jemi prapa inovacioneve tekniko-teknologjike bashkëkohore shumë nga të të tjerët”, ka thënë Skenderi. Ai ka thënë se Konferenca e Donatorëve duhet të merret me, investime kapitale në shtyllat kryesore si në infrastrukturë energjetike, rrugore, edukuese, ligjore, e jo që mjetet nga kjo konferencë të shkojnë në shlyerje të borxheve. “Dihet se kredimarrësit kërkojnë nga kredidhënësit riprogramim të borxheve me kushte të tjera më të favorshme në rast se ata nuk janë në gjendje për t’i likuiduar borxhet e tyre sipas kontratës paraprake. Republika e Kosovës nuk duhet të marrë përsipër borxhet që regjimet serbe i kanë marrë ‘në emër të Kosovës’”, ka pohuar prof Nagip Skenderi. Ndërkaq, sa i përket qasjes së Qeverisë së Kosovës ai ka pohuar se duhet të ketë një qasje racionale dhe të paguhen vetëm ato borxhe që i takojnë Kosovës. Sipas, Nagip Skenderit, Qeveria duhet të jetë e vendosur që me mjetet nga Konferenca e Donatorëve të shkojnë vetëm në destinacion për zhvillim ekonomik, që do të thotë në shtyllat kryesore ekonomike të cilat do të bënin joshjen e investitorëve të jashtëm për të investuar kapitalin e tyre në Republikën e Kosovë, dhe në projektet të cilat do të gjeneronin më shumë vende pune, kur dihet se në çfarë shkalle e kemi papunësinë.Kurse drejtori i Institutit për Studime të Avancuar (GAP) Shpend Ahmeti ka thënë se borxhet e jashtme momentalisht as nuk po diskutohen përderisa te definohet edhe me qartë puna e statusit të Kosovës karshi institucioneve ndaj të cilëve është ky borxh. Sipas tij, për borxhet e jashtme, janë dy opsione, që Kosova të marr ndihmë nga donatorët dhe një pjese e borxhit te hiqet, dhe barra vjetore e pagesës të jetë më e ulët dhe e dyta, që të mos paguhet fare borxhi tani dhe donatoret te japin ndihme vetëm për shpenzime te tanishme“Në qoftë se zgjidhet opsioni i dyte për shkak se Kosova momentalisht ka kapacitete të ultë të shpenzimit donatorët mund të japin më pak fonde për shkak se arsyetimi mund të jete që Kosova nuk ka nevoje fillimisht|. Ka thënë Ahmeti. Ahmeti ka thënë se arsyetimi i një pjese e borxhit duhet të paguhet tani në mënyrë që të mund ta shfrytëzojmë rastin e konferencës se donatoreve dhe të marrim me shume fonde. “Një pjesë e këtyre fondeve mund të shpenzohet më njëherë duke kthyer borxhin, që do të na lironte nga barra në vitet në vijim”, ka theksuar ai. Ai është shprehur se nëse nuk i paguajmë këto borxhe është shume më vështirë të kërkojmë prej donatorëve ndihmë më vonë.
“Ky është arsyetimi i vetëm qe e shoh për pagesën e borxhit. Po ashtu kjo do te ishte mire derisa ne t’i ngrisim kapacitetet për te shpenzuar fondet tona. Një strategji tjetër do te ishte qe ne t’i bindim disa prej institucioneve për falje te borxhit qe është shume vështirë”, ka thënë ai.
Shkruan: Lulzim Ahmeti


0 komente