Helmohen mbi 55 nxënës të Komunës së Vushtrrisë
Klinë, Vushtrri, maj 2008 Me datën 28.05.08 rreth orës 19:00, Staciono Policor në Klinë është njoftuar se në fshatin Vulljak në rrugën Gjakovë-Klinë disa nxënës të shkollës fillore “Azem Bejta” nga Komuna e Vushtrrisë kërkojnë ndihmë mjekësore. Me të marr informatën, disa patrulla të Stacionit Policor të Klinës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe aty janë informuar së: Nxënësit e shkollës së lart cekur janë në gjendje të rend shëndetësore dhe dyshohet se janë helmuar nga ushqimi. Pasi ishte numër i madh i nxënësve të cilët kërkonin ndihmë mjekësore dhe në mungesë të ambulancave nxënësit janë transportuar me autobus ne Shtëpinë e Shëndetit në Klinë dhe në Spitalin e Rajonal të Pejës, për tretman mjekësor. Pas tretmanit mjekësor të gjithë nxënësit janë liruar për në shtëpi. Në Pejë ndihma mjekësore ju është dhënë (30) nxënësve ndërsa në Klinë (25) nxënësve. Pasi nxënësit kishim marr ushqim ne disa lokale në Pejë rreth orës 12:00, dhe në Prizren rreth orës 15:00 për momentin nuk dihen lokalet ku janë helmuar nxënësit deri sa te zhvillohen hetimet e duhura. Për tu kryer puna më mirë dhe shpejt Policisë se Klinës ne ndihmë ju kanë shkuar edhe disa patrulla nga Stacioni Policor i Pejës. Personeli mjekësor në Pejë dhe Klinë ishin në nivel të lartë të detyrës Rasti është në procedim nga Njësiti i Hetuesisë, Stacioni Policor Klinës , ka njoftuar SHPK-ja.
Hajdin ISLAMI, VushtrriaPress

0 komente