Vushtrri,qershor 2008 Ka përfunduar Festivali Tradicional dy ditorë Takimet e Poeteshave Shqiptare në qytetin e Vushtrrisë. Nga gjithsejtë 96 poezi konkurruese, në orën e madhe letrare të këtij manifestimi janë përzgjedhur 40 poezi. Kadrush Radogoshi, Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës si dhe kryetar i jurisë së bashku edhe me anëtarët e tjerë të këtij festivali të madh mbarëkombëtar të poezisë dedikuar femrave poete kanë  nxjerrë fituese të vendit të parë shkrimtaren e njohur Fatime Kuli nga Tirana, ndërsa vendin e dytë e ka fituar po ashtu një shkrimtare e njohur nga Struga e Maqedonisë Punëtorie Ziba, kurse vendi i tretë i është ndarë poeteshës së re nga Shqipëria Tringë Gojani.  Kurse çmimi special për interpretimin më të mirë i është ndarë  Hasime Alishani-Bllaca. Po ashtu Këshilli Organizativ i Festivalit ka ndarë edhe disa shpërblime për poeteshat pjesëmarrëse. Ndërkaq Lëvizja për Bashkim Kombëtar i ka ndarë çmim për kontribut dhënë artit shqiptar aktores së madhe shqiptare Tinka Kurtit. 

Hajdin ISLAMI, VushtrriaPRESS