Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Në Balincë të Vushtrrisë, gjendet një granatë e pashpërthyer  

Vushtrri, qershor 2008- SHPK-ja ka njoftuar se një granatë dore e  pashpërthyer është raportuar të ketë qenë e identifikuar në një zonë malore të fshatit Balincë të Vushtrrisë. Ankuesi 42 vjeçar, banor i fshatit Balincë, rreth orës 09:20min, ka njoftuar autoritetet policore të SHPK-ës, se një mjet i dyshimtë eksplodues është identifikuar nga ana e djalit të tij në një pyll gjatë kohës kur i njëjti po ruante bagëtinë.  Zyrtarët policor të cilët kanë reaguar në vend të ngjarjes, kanë bërë aplikimin e perimetrit të duhur të sigurisë ndërsa kanë ftuar njësitë e KFOR-it për identifikim të mjeteve shpërthyese. Ekspertët e KFOR-it, të cilët kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes kanë konfirmuar se mjeti eksplodues është një granatë dore, e tipit “F-1”, e prodhimit Rus. Rreth orës 12:00min, njësitë e KFOR-it, në të sigurt kanë realizuar aktivizimin e kontrolluar të mjetit të pashpërthyer eksplodues.  Nuk është shënuar për incidente të tjera gjatë procedimit të këtij rasti. Pjesëtar të KFOR-it, kanë bërë kontrollimin e zonës në kërkim të mjeteve tjera eksploduese të mundshme por nuk është arritur që të identifikohet diçka e dyshimtë.       

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

16 Qershor 2008 më 1:17 pm

Komento