Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Komuna e Vushtrrisë shënoi dje Ditën e Çlirimit  

 

Vushtrri, qershor 2008- Dje janë bërë nëntë vjet që kur forcat paramilitare serbe janë dëbuar nga Vushtrria dhe Kosova. Pikërisht më 17 Qershor 1999 Forcat paqeruajtëse të NATO-s në kuadër të të cilave bënin pjesë edhe forcat e KFOR-it francez së bashku edhe me pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) hynë në Komunën e  Vushtrrisë, duke i dëbuar njëherë e përgjithmonë forcat  çetnike serbe nga Vushtrria. Në tubimin e djeshëm të organizuar nga KK-Vushtrri, mbajtur në Shtëpinë e Kulturës ” Hasan Prishtina” në Vushtrri, ishin mbledhur përfaqësues të Komunës, qytetarë të Vushtrrisë, pjestarë të TMK-së, SHPK-së, Bashkësisë Islame të Kosovës, përfaqësues lokal të partive politike, shoqatat e dala nga lufta, si dhe shumë familje të dëshmorëve dhe të rënve të tjerë në luftën e fundit në Kosovë. Në fjalën e rastit Kryetari  i Komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku, ka potencuar se Serbia kishte shkaktuar dëme të mëdha në Vushtrri, mirëpo sot pas nëntë vitesh Komuna e Vushtrrisë ka shënuar rezultate të kënaqshme në çdo aspekt. Po ashtu  sot Komuna e Vushtrrisë ka ndarë edhe disa mirënjohje për personalitete  të ndryshme që kanë arritur suksese në lëmi të ndryshme. Hajdin ISLAMI, VushtrriaPRESS

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

17 Qershor 2008 më 2:01 pm

2 Komente ndaj 'Komuna e Vushtrrisë shënoi dje Ditën e Çlirimit'

Merri komentet me RSS

  1. o me vushtrri ska bre jo veq qe jom e vushtrris po me ta ska bre o zot ma e mir se prishtina

    erza

    11 Dhj 08 më 21:19

  2. Vallai mir boll qyteti veq shum bala bre teper.

    ADINISI

    16 Dhj 08 më 21:19

Komento