Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Yves de Kermabon:Jemi këtu për t’i ndryshuar gjërat  

Kosovë, qershor 2008 Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) vazhdon të ndërtohet me rreth 300 pjesëtarë tashmë të vendosur. Është ky njëri ndër misionet më të mëdha civile të BE-së i cili do të funksionojë në tërë Kosovën, duke u përqendruar në polici, gjyqësi dhe çështjet doganore. “Kjo është një ditë e rëndësishme për BE-në dhe për EULEX-in’” tha Shefi i misionit të EULEX-it, Yves de Kermabon, i cili tashmë është vendosur në Prishtinë për ta udhëhequr misionin. “Jemi këtu për të mbështetur dhe këshilluar autoritet vendore. Koncepti kyç është pronësia vendore dhe llogaridhënia” thot de Kermabon. Disa përgjegjësi ekzekutive do të mbahen nga ana e EULEX-it në fushat si: krimi i organizuar, krimet ndëretnike, krimet e luftës, terrorizmi, dhe pastrimi i parave. EULEX ka marrë përsipër zyrtarisht punën nga Ekipi Planifikues i BE-së, i cili ka përgatitur terrenin gjatë dy viteve të kaluara dhe i cili do të vazhdojë, me një kapacitetet të kufizuar, për të mbështetur ngritjen e EULEX-it, kryesisht në fushën e financave dhe të prokurimit. Mirëpo EULEX-i ende nuk është tërësisht operacional. Faza e ndërtimit të tij ende është duke vazhduar me personelin ndërkombëtar i cili po vendoset çdo javë dhe me një rekrutim të madh të personelit vendor i cili ka filluar. Misioni do të ketë rreth 1,900 ndërkombëtarë dhe 1,100 pjesëtarë vendor. Misioni ka një buxhet prej 205 milion eurosh për 16 muajt e parë.

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

19 Qershor 2008 më 6:31 pm

Komento