Turqit e Vushtrrisë, zgjedhin kryesinë e re të Partisë Turke dega në Vushtrri
Vushtrri,qershor 2008-Partia Demokratike Turke e Kosovës (Kosova Demokratik Turk Partisi) dega në Vushtrri, ka njoftuar VushtrriaPress-in se më datën:08.06.2008 në Shtëpinë e Kulturës ”Hasan Prishitna” në Vushtrri janë mbajtur zgjedhjet brenda degës së kësaj partie,ku sipas kësaj partie kanë votuar 148 votues të Partisë turke, prej të cilave 142 vota kanë qenë të vlefshme. Në kryesinë e kuvendit janë paraqitur 19 kandidatë,pas numërimit të votave 9 kandidatë kanë fituar vota të hynë në kryesi të partisë turke në qytetin e Vushtrrisë. Kandidatët janë:
1.Enver DUBOVC 6.Engin SUNGUR
2.Faruk SUNGUR 7.Abdullah PIRQI
3.Agim MYFTI 8.Melda MYFTI
4.Abdullah SUNGUR 9.Fevzi KERA
5.Rejhan LLAPASHTICA
Po, ashtu kjo parti njofton opinionin dhe mediat se më datën:11.06.2008, në zyrën e Partisë Turke kryesia e partisë zgjodhi kryetarin e kuvendit dhe kryetarin e partisë. Për kryetar të kuvendit u propozua Rexhep Llapashtica, ku me shumicë,votash u zgjodh kryetar i kuvendit. Nga kryesia u propozuan për kryetar të partisë turke Enver Dubovc dhe Faruk Sungur, sipas kësaj komunikate për media thuhet se votimet kanë qenë të fshehura dhe kanë votuar 16 vetë, prej të cilave 15 kanë qenë të vlefshme. Pas numërimit të votave Enver Dubovci, ka marrë 10 vota,kurse Faruk Sungur,ka marrë 5 vota.1.Enver DUBOVC -Kryetari i partisë 2.Faruk SUNGUR -Nënkryetari i partisë Turke3.Rejhan LLAPASHTICA -Sekretare e partisë Turke5.Fevzi KERA -Arkatar i partisë Turke.
Hajdin ISLAMI, Redaktor i VushtrriaPRESS-it

0 komente