Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Në vitin e ri akademik 2008-09 në Universitetin e Prishtinës do të regjistrohen 11010 studentë  

Filologjiku

Kosovë, qershor 2008-Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT)
mori vendim me të cilin përcakton numrin e studentëve që do të regjistrohen në Universitetin e Prishtinës në vitin e ri akademik 2008-2009. Ky vendim hynë në fuqi që nga dita e nënshkrimit (20.06.08).
VENDIM Nr. 176/01-B
Caktohet numri i studentëve që do të regjistrohen në Universitetin e Prishtinës në vitin akademik 2008/09:
1. Studentë të rregullt…………………………..8925
2. Studentë me korrespodencë……………… 1645
3. Studentë nga rajoni…………………………… 306
4. Studentë minoritarë…………………………….134
Gjithsejtë …………………………………………11010
Arsyetim
Ky vendim është bazuar në dispozitat e përcaktuara ligjore, njëkohësisht duke pas parasysh propozimin e Universitetit të Prishtinës nr 1/492, të datës 13.06.08, me qëllim të përfshirjes së numrit sa më të madh të nxënësve të cilët kanë kryer provimin e maturës.

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

22 Qershor 2008 më 12:58 pm

Komento