Vushtrria, nikoqire e kampit multietnik në basketboll

Vushtrri,qershor 2008 –Nën organizimin e Këshillit profesional të FBK-së për një javë resht Vushtrria, më konkretisht Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim e Zhvillim do të jetë nikoqire e kampit multietnik në basketboll. Megjithëse ishte paraparë të mbahet në Brezovicë, sipas FBK-së për shkaqe teknike kampi i transferua në qytetin e Vushtrrisë. Kampin e shpalli të hapur Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës,Erolld Belegu. Ky kamp organizohet çdo vit nga Federata e Basketbollit e Kosovës me ndihmën edhe të Institucioneve të Republikës së Kosovës dhe donatorëve vendorë. Hajdin ISLAMI,VushtrriaPRESS
0 komente