Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Reagim i degës së Lëvizjes për Bashkim (LB) në Kastriot:A ka Kastrioti shkollë të mesme?!  

 The Obiliq power plant

Kastriot(ish-Obiliq),qershor 2008 Dikur Shkolla e mesme teknike në Kastriot ishte joshëse edhe për mësimdhënës, por edhe për nxënës të të gjitha viseve të Kosovës dhe jashtë saj, sepse kjo shkollë kishte fituar emër si institucion me vlera të larta edukativo-arsimore.
Sot
Në provimin e maturës, të mbajtur më 7.6.2008 në SHMTGJ “ Hasan Tahsini” në Kastriot, ku nga 221 maturantë morën pjesë 207, pragun e testit e kaluan vetëm 19 nxënës ose 9,82 %.
Merreni me mend
Në këtë shkollë, e cila ka 916 nxënës, në gjysmëvjetorin e dytë të këtij viti shkollor nxënësit kishin rreth 28000 mungesa, ndërsa maturantët e kaluan “për mrekulli” këtë vit shkollor me notë mesatare 3,5.
Fajtorët
-         MASHT-i, sepse edhe pas 9 viteve nuk arriti ta ndërtojë objektin shkollor. Kujtoni suficitet e famshme të qeverive te kaluara.
-         Zyra Rajonale e Inspektimit, dikur Zyra Rajonale e Arsimit, e cila gjatë inspektimit ka vërejtur shumë parregullsi, mirëpo asnjëherë nuk mori masa ndëshkuese.
-         KK Kastriot dhe DASH, të cilët nuk morën masa, edhe pse nxënësit dhe ca mësimdhënës protestuan për shkak të mësimit në kontejnerë.
-         Drejtuesit e shkollës dhe mospuna e disa mësimdhënësve.
-         Mosbashkëpunimi prind – mësimdhënës që ka pasojë mosdisiplinën.
Nesër
Duke u nisur nga shqetësimi:
-         i banorëve të Kastriotit nga kjo gjendje në arsimin tonë,
-         i prindërve të nxënësve të kësaj shkolle,
-         i prindërve të rreth 400 semimaturantëve të komunës sonë.
Kërkojmë:
-         nga MASHT–i, që përmes ZRI-së ta kryejnë punën e tyre,
-         nga KK Kastriot, që përmes degës së saj të arsimit të bëjnë gjithçka që kjo gjendje të përmirësohet rrënjësisht,
-         nga prindërit që të ndikojnë në fëmijët e tyre,
-         nga të gjithë banorët e Kastriotit që ta kthejnë imazhin e dikurshëm të kësaj shkolle.
Ky shkrim vije nga Lëvizja për Bashkim
      

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

26 Qershor 2008 më 7:56 am

Komento