Arkivi per Qershor, 2008
Fushata “Krenohu me Kosovën e pavarur” sonte në Vushtrri
Vushtrri, qershor 2008- Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, së bashku edhe me përfaqësues të tjerë nga selia qendrore e PDK-së në Prishtinë si dhe dega e PDK-së në Vushtrri, në mbrëmjen e së hënës rreth orës 20:30 , më 16 qershor 2008 do të hapin Koncertin me moton “ Krenohu me Kosovën e Pavarur” i cili do të mbahet në Vushtrri në Sheshin Adem Jashari. Koncerte të tilla të organizuar nga Rinia Demokratike e Kosovës janë mbajtur dhe do të mbahen në disa qytete të Kosovës. Në këtë koncert që do të mbahet në Vushtrri do të marrin pjesë edhe këngëtarët e Estradës së Kosovës. VushtrriaPRESS
Sot në Mitrovicë, një person me revole ka shtënë në drejtim të pjestarëve të SHPK-së


Mitrovicë, qershor 2008 Sot Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK) ka njoftuar se në mëngjes rreth orës 01:40, para stacionit Policor Jugu në Mitrovicë është paraqitur një person rreth 35 – 40 vjeç, i cili pas kontaktit me polic, papritmas ka nxjerrur revolen dhe ka filluar të shtijë në policët të cilët ishin aty. Me atë rast një polic i Shërbimit Policor të Kosovës ka pranuar plagë në pjesën e epërme të trupit, në anën e djathtë të belit.VushtrriaPRESS Lexo »
Sot Dita Ndërkombëtare e Dhuruesve të gjakut kremtohet edhe në Kosovë

Prizren,Prishtinë, Vushtrri,qershor 2008 Me datën 14 qershor 2008 është dita botërore e dhuruesve të gjakut. Kjo ditë shënohet në tërë botën me manifestime të ndryshme, si shenjë e falënderimit për dhuruesit vullnetarë të gjakut. Edhe tek ne në Kosovë, kjo ditë do të shënohet me aktivitete të ndryshme në mbarë Kosovën Këtë vit, manifestimi qendror me rastin e shënimit të kësaj dite do të mbahet në Prizren, në 130 vjetorin e Lidhjes se Prizrenit. Me këtë rast është planifikuar një program modest artistik me disa shoqëri kulturo-artistike, ku do të jenë të ftuar përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Kryqit te Kuq të Kosovës, Departamenti i Shëndetësisë së Komunës së Prizrenit dhe shumë dhurues vullnetarë të gjakut. Edhe në Vushtrri është paraparë të mbahet një aktivitet vullnetar për dhurues të gjakut. Në shenjë respekti për këtë ditë dhe për pacientët e Kosovës që kanë nevojë për gjak, Ambasada Amerikane në Prishtinë për datën 13 qershor (e premte, 9.30-14.30) ka organizuar po ashtu dhurimin vullnetarë të gjakut nga pjesëtarët e stafit të vet, njofton zyra për Informim pranë Qendrës Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut.
Hajdin ISLAMI,VushtrriaPRESS
@VushtrriaPRESS
Ska më shitje në hapësirat e Urës së Gurit në Vushtrri ?
Vushtrri, qershor 2008 Edhe sot Inspekcioni i Komunës së Vushtrrisë i ka ndalur shitësit ambulant të ekspozojnë mallrat e tyre brenda dhe jashtë hapësirave të monumentit kulruror Urës së vjetër të Gurit në Vushtrri. Në ndihmë Inspekcionit ju kanë bashkuar edhe pjestarët e Shërbimit Policor të Kosovës(SHPK) të cilët nuk kanë lejuar vendosjen e shitësve ilegalë në këto hapësira.VushtrriaPRESS
Mediat Turke për Zyrtarizimin e gjuhës turke në Vushtrri
VUŞTRİ’DE, TÜRKÇE RESMİ DİL KABUL EDİLDİ!

Vıçıtırın Şehrinde Türkçe Resmiyet Kazandı
Türklerin yaşadığı Kosova’nın Vıçıtırın şehrinde Türkçe resmi dil oldu.
Të premten përfundon viti shkollor 2007/08 në Kosovë
Prishtinë-Kosovë, qerhsor 2008 Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës(MASHT) ka njoftuar se për shkak të dinamikës së përgatitjeve të vitit shkollor 2007/2008 si dhe përgatitjeve të fillimit të vitit shkollor 2008/2009 MASHT ka marrë vendim që të ndryshoi kalendarin për vitin shkollor 2007/2008. Të premten më 13 qershor 2008 mësimi do të mbrojë për nxënësit nga klasa e 1 deri te e 8-të në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Njoftohet se deri më tani çdo gjë ka shkuar sipas plan-programit të paraprë nga kjo Ministri. VushtrriaPRESS
Kosova miraton himnin shtetëror

Mendi Mengjiqi, autori i Himnit shtetëror
Kosovë, qershor 2008 Deputet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me shumicë votash në një seancë të veçantë plenare, kanë miratuar Himnin e Shtetëror të Republikës së Kosovës. Deputetët kosovarë, kanë pasur simpati dhe preferencë për melodinë pa tekst “Evropa” të autorit nga Lupçi i Epërm i Podujevës Mendi Mengjiqit. VushtrriaPRESS Lexo »
Në fshatin Zgatar të Opojës u mbajt manifestimi “Ora e madhe letrare e Ymer Prizrenit”
Sharr, qershor 2008 Në fshatin Zgatar të Opojës është mbajtur manifestimi tradicional kulturor poetik “Ora e madhe letrare e Ymer Prizrenit”, të cilin për çdo vit e organizon Klubi letrar “Luigj Gurakuqi” i Sharrit në bashkëpunim me Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës. Lexo »
Kryetari i Komunës Saruhanli nga Turqia, për vizitë në QKSPEZH të Vushtrrisë


Vushtrri, qershor 2008 Delegacioni i Komunës së Saruhanlisë nga Turqia, i cili që disa ditë po qëndron në Vushtrri, me ftesë të udhëheqjes komunale të Vushtrrisë, në vazhdën e vizitave njohëse me institucionet në Vushtrri, sot kryetari i kësaj komune Huseyin Yarali i shoqëruar edhe nga nikoqiri i tij nga Vushtrria, Bajram Mulaku e vizituan Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim. Delegacionin turk e priti Lulzim Fushtica, drejtor pranë kësaj qendre i cili i falënderoi mysafirët turq, për përkrahjen e deritashme që Turqia ia ka ofruar Kosovës, veçanërisht për kontributin e dhënë për pavarësinë e Republikës së Kosovës. Drejtori i QKSPEZH i njoftoi mysafirët për punën, aktivitetet dhe prioritetet e Qendrës për Siguri Publike Kryetari i Komunës Saruhanli, Huseyin Yarali i falënderoi përfaqësuesit e Komunës së Vushtrrisë dhe QKSPEZH, për mikpritjen që i kanë bërë, duke theksuar se ky është konfirmim i miqësisë midis shteteve tona, njofton zyra për informim pranë kësaj qendre.
Libri i Buxhovit është një kontribut që të mësojmë nga historia
Prishtinë, qershor 2008 Me rastin e manifestimit të 130 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës (BKUK) është promovua libri “Kongresi i Berlinit 1878 -Çështja Shqiptare, protokollet dhe vendimet”, i autorit Jusuf Buxhovi.
Fatime Kulli fituese e Takimeve të Poeteshave Shqiptare në Vushtrri


Vushtrri,qershor 2008 Ka përfunduar Festivali Tradicional dy ditorë Takimet e Poeteshave Shqiptare në qytetin e Vushtrrisë. Nga gjithsejtë 96 poezi konkurruese, në orën e madhe letrare të këtij manifestimi janë përzgjedhur 40 poezi. Kadrush Radogoshi, Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës si dhe kryetar i jurisë së bashku edhe me anëtarët e tjerë të këtij festivali të madh mbarëkombëtar të poezisë dedikuar femrave poete kanë nxjerrë fituese të vendit të parë shkrimtaren e njohur Fatime Kuli nga Tirana, ndërsa vendin e dytë e ka fituar po ashtu një shkrimtare e njohur nga Struga e Maqedonisë Punëtorie Ziba, kurse vendi i tretë i është ndarë poeteshës së re nga Shqipëria Tringë Gojani. Kurse çmimi special për interpretimin më të mirë i është ndarë Hasime Alishani-Bllaca. Po ashtu Këshilli Organizativ i Festivalit ka ndarë edhe disa shpërblime për poeteshat pjesëmarrëse. Ndërkaq Lëvizja për Bashkim Kombëtar i ka ndarë çmim për kontribut dhënë artit shqiptar aktores së madhe shqiptare Tinka Kurtit.
Hajdin ISLAMI, VushtrriaPRESS
Arrinë në Vushtrri një delegacion i Komunës së Saruhanlisë nga Turqia

Vushtrri, qershor 2008 Ka arritur për një vizitë qytetit të Vushtrrisë, një delegacion nga Komuna e Saruhanlisë në Turqi. Gjatë ditës së sotme përveç takimit me udhëheqësit komunal në Vushtrri, mysafirët nga Turqia kanë pasur rastin edhe të shetisin në Vushtrri si dhe të shikojnë për së afërmi mbajtjen e Takimeve të Poeteshave Shqiptare në Vushtrri, si dhe të kenë takime me përfaqësuesit turk në këtë komunë. Kjo vizitë kthyese e këtij delegacioni nga Turqia bëhet pasi, para disa muajsh një delegacion i madh nga Komuna e Vushtrrisë e kishte vizituar këtë komunë në Turqi, ku edhe kishin nënshkruar marrëveshje binjakëzimi dhe bashkëpunimi.
VushtrriaPRESS
Qyteti i Vushtrrisë mbledh poetet shqiptare
Vushtrri, qershor 2008 Për dy ditë radhazi me 6 dhe 7 qershor në qytetin e vjetër të Vushtrrisë, do të mbahet manifestimi Takimet e Poeteshave Shqiptare. Për këtë manifestim tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet ka bërë të ditur drejtori i arsimit dhe kulturës Qerim Selimi në një konferencë për shtyp të Këshillit organizativ të këtij manifestimi. “Ky manifestim tashmë tradicional i cili mbahet për të 26 herë me radhë në Vushtrri. Këtë herë është i veçantë për faktin se për herë të parë organizohen në Kosovën e pavarur për të cilën femra shqiptare dha një kontribut të veçantë”, ka thënë Selimi. Ai në vazhdim bëri të ditur se përveç poeteve nga Kosova në këtë manifestim letrar, do të marrin pjesë edhe shtatë poete nga Shqipëria, dy poete nga Maqedonia, dhe një poete nga SHBA-të, poezia e së cilës është përzgjedhur për orën letrare. Ndërkaq, anëtarë i Këshillit Organizativ (KO) Sabit Kadriut ka thënë se me këtë manifestim qyteti i Vushtrrisë gjatë dy ditëve do të ketë mysafire të veçanta si poeten e njohur shqiptare Mimoza Ahmeti, pastaj shkrimtaren Natasha Lako dhe aktorët e famshme shqiptare Tinka Kurti, Margarita Xhepa, dhe Roza Anagnosti. “ Në këtë manifestim përveç përfaqësuesve të institucioneve qendrore të kulturës dhe artit në vend, po ashtu është i ftuar edhe simboli i rezistencës tonë kombëtare dhe shkrimtari Adem Demaçi”, ka bërë të ditur Kadriu. Edhe anëtari i këshillit organizativ Xhevat Lahu vlërsoj se pjesmarrja dhe vlera e poezisë që ju janë përgjigjur këtij manifestimi letrar është mjaftë e mirë. Ai bëri të ditur se vlera e poezive konkurruese e veçanërisht atyre të përzgjedhura është mjaftë e mirë dhe se ka një numër të madh të poeteve që kanë bagazh në fushën e poezisë dhe se kanë të botuara nga dy e deri në 15 përmbledhje me poezi. “Nga gjithsejtë 96 poezi konkurruese, në orën letrare të këtij manifestimi janë përzgjedhur 40 poezi”, ka thënë Lahu. Drejtori i Qendrës së Kulturës Habib Mustafa, ka thënë se për ndryshim nga vitet e kaluara, hapja e manifestimit këtë vit do të bëhet me leximin e poezive jashtë konkurrencës në ambient të hapur në Sheshin Adem Jashari në qendër të qytetit. Ndërkaq ora letrare do të mbahet në mbrëmje në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”. Shkrimtari vushtrrias Bedri Tahiri i cili gjithashtu është pjesë e këtij manifestimi, ka thënë se përveç karakterit garues që ka ky manifestim në ditën e dytë do të mbahet edhe një tribunë letrare për figurën e heroinës sonë kombëtare në letërsinë e shkruar dhe gojore. Manifestimi gjithëkombëtar “Takimet e Poeteshave 2008” fillon sot (e premte) në orën 10:00 ku hapja e manifestimit kësaj herë do të mbahet para sheshit “Adem Jashari”, pastaj do të mbahet Orë letrare me poezi të lexuara nga poetë dhe poete. Pjesëmarrësit e manifestimit do të vizitojnë Varrezave të Dëshmorëve në Bletajë, dhe do të kenë një vizitë në Galicë, dhe Prekaz. Po ashtu në orën 18:00 do të hapet një ekspozitë. Në orën 19:00 mbahet Ora e Madhe Letrare. Ndërsa, manifestimi do të vazhdoj edhe ditën e shtunë me 7 qershor, ku nisja e pjesëmarrësve do të bëhet nga Prishtina në Vushtrri në orën 9:00 nga Instituti Albanologjik. Ndërsa, nisja e poeteshave do të bëhet nga Hotel Amazona në orën 9: 30. Pritja e mysafireve speciale dhe poeteshave në zyrën e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku do të mbahet në orën 10:00. Në orën 11:00 mbahet Tribunë letrare, dhe ndarja e çmimeve letrare.
Shkruan: Minire BERISHA
Bordi i KEK-ut ka shkarkuar drejtorin menaxhues, Remzi Shahinin
Shahini: Më shkarkuan me dirigjim nga lart
Prishtinë, qershor 2008 Remzi Shahini është shkarkuar nga posti i drejtorit menaxhues të KEK-ut. Ky vendim është marrë në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të KEK-ut të mërkurën. Bordi ka emëruar, në vend të Shahinit, ushtrues detyre Arben Gjukën, Lexo »
Të premten fillon ngjarja më e madhe kulturore e vitit në Vushtrri
Vushtrri, qershor 2008 Të premten fillon ngjarja më e madhe kulturore e vitit në qytetin e Vushtrrisë, Takimet e Poeteshave Shqiptare e cila këtë vit organizohet për të njëzetëegjashtën herë, dhe ky takim është ndër më të mdhenjt dhe i vetmi i këtij lloji që organizohet në mbarë trojet etnike shqiptare. Ky takim ju kushtohet ekzkluzivisht femrave poete që shkruajnë dhe merren me letërsi. Tradita e mirë e këtij manifestimi kulturore pritet të vazhdojë edhe këtij vit, pasi për herë të parë sivjet organizohet në Kosovën e pavarur. Ty takim do të zgjasë dy ditë dhe do të jetë mjaftë i pasur me aktivitete të ndryshme si ora letrare, vizita monumenteve kulturore etj
VushtrriaPRESS
Limaj:Brenda 80-100- ditëve do të asfaltohet rruga rajonale Vushtrri-Skënderaj

Vushtrri, qershor 2008 Për tu njohur për së afërmi me zhvillimin e punimeve në rrugën rajonale që lidhë Vushtrrinë me Drenicën (Skënderajn) të martën në Brusnik të KomunësVushtrrisë, ka qendruar Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, i shoqëruar edhe nga Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, si dhe Kryetari i Komunës së Vushtrri Bajram Mulaku. Kjo rrugë ka gjithsejt 17.5 kilometra dhe pritet të kushtojë rreth 6 milion euro. Zyrtarët e lartë të Qeverisë potencuan se rreth 1 milion euro do të investohen vetëm këtë vit në infrastrukturën e Komunës së Vushtrrisë.
VushtrriaPRESS
Dhurimi i gjakut, aksion i qëlluar i TMK-së
Prishtinë, qershor 2008 Trupat e Mborjtes së Kosovës(TMK) e kanë filluar sot aksionin vullnetar për dhurimin e gjakut. TMK-ja në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut të Kosovës me këtë dhe aksione të tjera të këtij lloji kanë dëshmuar se janë përkarh popullit të Kosovës. Ky bashkëpunim i mirë ndërmjet TMK-së dhe QKTGJ-së pritet të që të vazhdojë edhe në Zonat dhe njësitë e tjera në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Ky aksion human do të përfundoi më 27 qershor.
VushtrriaPRESS
Hapet kampi multietnik me të rinjtë e Kastriotit
Kastriot,qershor 2008 SHPK-ja ka njoftuar se me rastin e 1 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, zyrtarët e SHPK-së nga stacioni policor i Obiliqit në bashkëpunim edhe me grupet punuese në nivel komunal kanë organizuar një kamp veror ku do të marrin pjesë 45 nxënës të klasave të shtata dhe të teta nga shkollat fillore të Komunës së Obiliqit. Lexo »
Lëvizja për bashkim, konsolidon radhët e veta

Prishtinë. qershor 2008 Në mbledhjen e vet konstituive të mbajtur më 31.05.2008 në Prishtinë, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim zgjodhi Kryesinë dhe organet e saj. Pas një diskutimi mbi formën më të mirë dhe më funksionale të organizimit të Kryesisë si mekanizëm ekzekutiv, Këshilli i Përgjithshëm mori vendim që Kryesia e Lëvizjes për Bashkim të përbëhet nga pesë anëtarë, ku përveç kryetarit Avni Klinaku të zgjedhur drejtpërdrejt nga Kuvendi i I-rë Themelues i mbajtur më 17.05.2008, ajo në përbërje të vet do ta ketë edhe Nënkryetarin (Raif Qela), Sekretarin Organizativ (Sabit Gashi), Sekretarin për Marrëdhenie me Publikun (Driton Avdiu) dhe Sekretaren për Financa (Valbonë Kadriaj), kështu njofton zyra për mardhënie me media pranë kësaj lëvizje.
Hajdin ISLAMI, VushtrriaPress
Kosova shënon 1 Qershorin,ditën ndërkombëtare të fëmijëve
Kosovë, qershor 2008 Me aktivitete të ndryshme për herë të parë në Kosovën e pavarur, ka filluar sot në mbarë teritorin e Republikës së Kosovës, shënimi i 1 Qershorit, ditës ndërkombëtare të fëmijëve. Institucionet gjegjëse për të drejtat e fëmijëve kanë paraparë disa aktivitete në Prishtinë dhe në qenderat tjera të Kosovës. Prej orës 11:00 në Pejë ka filluar Olimpiada e fëmijëve, ku i pranishëm ka qenë edhe Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu, i cili i ka përshëndetur dhe uruar fëmijët për këtë ditë. Por prapë se prapë Kosova mbetet shumë larg në mbrojtjen e të drejtave univerzale të fëmijëve pasi në çdo pjesë të Kosovës mund të hasësh në fëmijë që punojnë punë të ndryshme, e që nuk ju përshatatën moshës së tyre, po ashtu disa fëmijë edhe kanë braktisuar bankat shkollore me qëllim të sigurimit të ekzistencës për prindërit e tyre që nuk punojnë askund.
Hajdin ISLAMI, VushtrriaPress















Ky artikull ka
0 komente