VushtrriaPRESSVushtrriaPRESS VushtrriaPRESS

Kosovë, korrik 2008-Më 1 shtator të këtij viti shkollor të gjithë ata nxënës që do ta fillojnë klasën e parë, abetarën  e re të Republiklës së Kosovës do ta kenë si dhuratë falas nga MASHT. Kjo ministri,në një komunikatë për media ka njoftuar se pas ndryshimit të statusit të Republikës së Kosovës dhe në bazë të Ligjit mbi botimin e teksteve shkollore, mjeteve mësimore, lektyrës shkollore dhe të dokumentacionit pedagogjik, MASHT ka marrë vendim për hartimin dhe botimin e abetares për klasën e parë të shkollës fillore. Teksti i deritanishëm i Abetares është përdorë për dekada me radhë dhe ka shërbyer në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit të Kosovës në periudhat më të vështira dhe transitore të saj.Pas marrjes së vendimit në fjalë MASHT ka krijuar komisionin përkatës i cili ka punuar lidhur me vlerësimin e ofertave përkatëse.
Komisioni ka zgjedhur ofertën me shifrën “Shkronjëtorja” në mënyrë anonime, si ofertë e cila kishte materialet e kompletuara dhe mjaft të sofistikuara e profesionale që për nxënësit dhe mësuesit do të sjell lehtësira dhe favore për realizimin e suksesshëm të plan programit mësimor. Abetarja në dorëshkrim me shifrën “Shtypshkronja” e strukturuar mbi parimin ilustrues, Abetaren rrotulluese (e strukturuar sipas alfabetit shumëngjyrësh dhe sipas parimit lëvizës), Fletoren e punës dhe fletoren e diktimit (të strukturuara dhe të dizajnuara në frymën përmbajtësore të librit kryesor), shkronjat –letra të ideuara në formë loje, tabelën magjike, CD–Abetaren audio-vizuele e deri te Libri i Mësuesit, përbëjnë një tërësi harmonike e cila u përgjigjet të gjitha përvojave të mësimdhënies.
Teksti i deritanishëm i Abetares është përdorë për dekada me radhë dhe ka shërbyer në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit të Kosovës në periudhat më të vështira dhe transitore të saj. Pas shpalljes së shtetit sovran dhe demokratik, qytetarët më të rinj të Kosovës – ata që do të fillojnë vitin shkollor 2008/2009 – do të kenë në duart e tyre Abetaren e Re me përmbajtje të re të shtetit të Kosovës.
VushtrriaPRESS