19 Kor
Nga: Redaksia e VushtrriaPress-it në: Lajme

Uashington(SHBA),korrik 2008-Krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, kryeministri z.Hashim Thaçi dhe presidenti z.Fatmir Sejdiu janë takuar dje në Departamentin e Shtetit me shefen e diplomacisë amerikane, Condoleezza Rice. Znj.Rice e cilësoi historike vizitën e parë të udhëheqësve të shtetit të Kosovës dhe përsëriti angazhimin amerikan për Kosovën. Sekretarja amerikane e shtetit shprehu besimin në angazhimin e institucioneve të Kosovës për ndërtimin e një demokracie shumetnike dhe respektimin e pakicave.Të hënën, më 21 korrik kryeministri Thaçi dhe presidenti Sejdiu do të takohen në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e SHBA-ve, George W. Bush. VushtrriaPRESS
Komento
Duhet të jesh i/e identifikuar për të komentuar.