Skenderaj,korrik 2008-SHPK-ja ka njoftuar se rreth orës 12:27 min, autoritetet policore të njësisë së trafikut rajonal i janë përgjigjur një aksidenti të rëndë që ka rezultuar me fatalitet ku ishte i përfshirë një traktor, në fshatin Syriganë, KK Skenderaj. Aksidenti besohet të ketë qenë shkaktuar në kohën kur traktori ishte duke lëvizur dhe për arsye ende të panjohura traktori kishte dal nga rruga duke u rrokullisur disa herë. Si pasoj e këtij aksident, ngasësi i traktorit një mashkull 65 vjeçar ka humbur jetën. Vdekja e ngasësit është konstatuar nga mjeku kujdestar në shtëpinë e shëndetit në Skenderaj. VushtrriaPRESS