VushtrriaPRESS

Tiranë(Shqipëri), korrik 2008- Siç njofton për VushtrriaPRESS-in zyra e informacionit pranë Bashkisë së Tiranës, thuhej ndër të tjera se:Këshilli Bashkiak ka miratuar në mbledhjen e radhës pjesëmarrjen e Bashkisë së Tiranës në World Travel Market, një panair turistik që organizohet në Londër në fillim të nëntorit. Pjesëmarrja e Tiranës në këtë panair do të synojë forcimin e imazhit turistik të qytetit dhe rritjen e numrit të turistëve. Kjo mendohet të arrihet përmes përçimit të imazhit pozitiv të kryeqytetit, potencialit të tij për turizëm biznesi dhe kulture si dhe krijimit të kontakteve të reja me operatorët e mediat ndërkombëtare. Ky projekt menaxhohet nga Drejtoria e Promovimit të Qytetit, një departament i ri në Bashkinë e Tiranës, i cili punon për promovimin e turizmit, biznesit dhe kulturës. VushtrriaPRESS