23 Kor
Nga: Redaksia e VushtrriaPress-it në: Komunat e Kosovës
![]()
![]()

Vushtrri, korrik 2008-Dje në qytetin e Vushtrrisë për vizitë Spitalit të qytetit “Sheik Al ZAyed” ka qëndruar Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Alush Gashi, ku është njoftuar për së afërmi me gjendjen në këtë spital. Drejtori i këtij spitali Vedat Mulaku, e ka njoftuar për punën e madhe që është duke u kryer në këtë qendër spitalore. Ministri me këtë rast ka ofruar mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë për vazhdimin e mëtutjeshëm të ngritjes së nivelit e cilësisë së shërbimeve si dhe fillimin e futjes së shërbimeve të reja në këtë spital.VushtrriaPRESS
Komento