Skenderaj,korrik 2008- Autoritetet policore në stacionin policor në Skenderaj, rreth orës 20:40 min, janë njoftuar për një person të raportuar si i zhdukur më parë dhe i gjetur nga familjarët e tij pa shenja jete në një pyll larg shtëpisë së tij 600-700 m, në fshatin Kopiliq i Epërm, KK Skenderaj. Sipas familjarëve të viktimës, shkaktar i vdekjes së tij dyshohej të jetë rrufeja.Njësitë e para policore kanë reaguar në vend të ngjarjes duke njoftuar prokurorin publik si dhe njësitin e mjekësisë ligjore. Me vendim të prokurorit publik, trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi. Hetuesit policor kanë iniciuar rastin si vdekje nën rrethana të dyshimta deri në pritje të raportit zyrtar të ekspertëve mbi përcaktimin e shkaktarit të vdekjes, ka njoftuar zyra për Informim pranë SHPK-së. VushtrriaPRESS
Komento
Duhet të jesh i/e identifikuar për të komentuar.