Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Së shpejti në Vushtrri hapet net-radio “XJ1RADIO”  

  VushtrriaPRESS

Vushtrri, korrik 2008-Prej dy javesh me moton “Vendi ku muzika tingllon ndryshe” Vushtrria po prezantohet me NET-RADION e parë muzikore e cila me programet e saj është në fazën testuese dhe mund të dëgjohet 24 orë direkt në www.xj1muzika.com. Programet e saj të rregullta XJ1RADIO, do t`i filloj në shtator 2008.Siç deklaroi për VushtrriaPRESS-in kryesuesi i XJ1RADIO-s, i cili nuk e ka qejf ekspozimin XJ1RADIO do të sjell nëpërmjet internetit programe interaktive 24 / 7, si dhe muzikën më të re shqipe dhe të huaj, ndërkaq hapat që do të ndërmerren së shpejti janë aplikimi për një frekuencë FM në Kosovë. Redaksia e VushtrriaPRESS-it.

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

25 Korrik 2008 më 10:10 am

Komento