Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Dokufesti i 7-të do të mbahet në datat 4-10 Gusht në Prizren  

VushtrriaPRESS

Prizren,Korrik 2008-Në një komunikatë për media Dokufest, ka njoftuar se pas mbarimit të aplikimit i cili zgjati pothuaj 4 muaj, në adresë të Dokufest arritën 655 filma nga 49 shtete të botës. Prej tyre 475 dokumentar dhe 180 filma të shkurtë dhe të animuar. Interesimi dhe numri më i madh i aplikacioneve arriti nga ShBA, Anglia, Spanja , dhe Gjermania. Adhuruesit e filmit  gjatë edicionit të 7-të  “Dokufest” i cili do të mbahet prej 4-10 Gusht ,së bashku me programet speciale do të kenë mundësi të përcjellin gjithsejt 139 filma dokumentar dhe të shkurtë, filma të cilat do të shfaqen në 4 hapësira. 

Në Shtëpinë e Kulturës dhe kino Lumbardhi (hapësirat e mbyllura) shfaqja e filmave  do të fillojë   prej ores 12:00 dhe do zgjasë deri ne orën 18:00. Ndërsa në kinematë e hapura përkatësisht në Kinemanë Lumbardhi dhe ProCredit shfaqja e filmave do të fillojë me fillimin e territ, pra prej orës 20:30 – 24:00.Për cmimin kryesor të Dokufest 2008 në garën  ndërkombëtare të filmave dokumentar të gjatë gjithsejt do të garojnë 10 filma. Ndër ta ndodhen edhe filmat “English Surgeon” fitues i festivaleve HotDocs të Torontos dhe Silverdocs të Washingtonit, dy këto festival më të rëndësishme në kontinentin amerikan, pastaj filmi mbi ish kryetarin Çek, Vaclav Havel, i titulluar Citizen Havel, To See if I’m Smiling, fituesi i dyfishtë i festivalit më të rëndësishëm të filmit dokumentarë në botë, IDFA të Amsterdamit dhe Blind Loves nga Slovakia i cili vjen freskët nga paraqitja në festivalin e Kanës dhe Karlovy Varit. Në program poashtu ndodhen filmat e regjisorve të njohur, sikurse ai Life.Support.Music. i Eric Daniel Metzgar i cili do ta hap festivalin dhe Phie Ambos Mechanical Love si dhe filmi Lost Colony i regjisores holandeze Astrid Bussink, fitueses së Dokufestit në vitin 2006 me filmin The Angelmakers. Nga 12 filma dokumentarë të shkurtë vlen të veçohen The Tailor nga Spanja i cili vazhdon me suksesin e filluar nga IDFA ku u vlerësua si filmi më i mire, pastaj filmat The First Day dhe 52 Percent cilët denjësisht vazhdojnë traditën e filmave kualitativ nga Polonia. Në garrë janë poashtu filmi Ah;Liberty, fituesi i festivalit të Roterdamit dhe tre filma nga Scottish .Documentary Institute, njëra nga organizatat më vitale në fushën ne filmit dokumentarë në Evropë.  Për kategorinë e filmave dokumentar ndërkombëtar do të përkujdeset juria e përbërë nga:Christine Dollhopher –, drejtoresha e festivalit Crossing Europe, Linz, Austria Ido Haar - regjisor,Izrael, Doug White - SHBA, Andrey Paunov – regjisor, Bullgari dhe Helena Zajicova, drejtoresha e programimit, festivali One World, Prag, Rep.Ceke.Juria Ballkanike e përbërë nga Sergio Trefaut – drejtor i festivalit DocLisboa, Portugali Jurij Meden – kritik dhe konsulent filmi Slloveni dhe Jeta Xharra, gazetare, Kosovë do të përkujdesen për vlerësimin e filmave  dokumentarë ballkanik  ku do të garojnë 13 filma, ku dy prej tyre janë edhe nga  Kosova: Filmi “Përtej Ylberit” i regjisorit Ismet Sijarina dhe filmi “Dy rrëfime dashurie” i regjisores Shota Bukoshi. Nga garra ballkanike padyshim vlen të veqohet filmi bullgar Corridor # 8, një film mbi absurditetet e ndryshme ballkanike.Ndërsa në  garën ndërkombëtare për filmin më të mirë të shkurtë do të garojnë 29 filma. Prej tyre  filmi “Hekurishtja” i regjisorit Burim Haliti është i vetmi film nga Kosova i cili arriti që të jetë pjesëmarës në këtë garë për çmimin filmi më i mire i shkurtë ndërkombëtar. Filmi i shkurtë Islandez Two Birds do të shfaqet në Prizren pas prezentimit të suksesshëm në Kanë ku ishte i nominuar për Palmën e Artë. Për shpërblimin e filmit më të mirë të shkurtë ndërkombëtar do të kujdeset juria e udhëhequr nga: Philip ilson – ko-drejtor i London Short Film festivalit, AngliIlir Bajri – muzicient dhe drejtor I Prishtina Jazz FestivalitSa i përket garës kombëtare, nga 22 filma sa kanë aplikuar, për çmimin filmi më i mirë kombëtar do të konkurojnë gjithsejt 12 filma 2 prej të cilëve nga Shqipëria. Juria në përbërje:Goran Trenchvski -  drejtor i festivalit AsterFest, Strumicë nga Maqedonia dheAlketa Xhafa-Mrripa – artiste nga Kosovado të përkujdesen për vlerësimin e filmit më të mire në garën kombëtare. DokuKids dhe DokuPink”   Programi për fëmijë dhe tinejxhera.Dokukids këtë vjet ka lansuar projektin PINK, një program i cili përvec filmave në garë, të realizuar nga të rritunit, përmbanë edhe garën për cmimin ‘Sorra Pink’. Sorra Pink pranon video materiale të realizuara nga fëmijët dhe tinejgjerat deri në moshën 17 vjeçare. Juria e kësaj gare në përbërje;Vjosa Shala, Petrit Selimi, Rozafa Maliqi dhe Arbër Salihu përveq çmimit DokuKids  ndan edhe tri çmime:  1. Sorra PINK (një kamerë digjitale) dhe dy cmimet të barabarta Tango is for Two (nga një kamerë digjitale)Afati i aplikimit të garës për Sorrën Pink është zgjatur deri më 30 korrik dhe vazhdon të pranojë video materiale të realizuara me çfardo teknologjie ( telefon, kamerë, aparat etj) në dokupink@dokufest.com. DokuPink është mundësuar nga Tango Kid. Përveç programit garues si zakonisht edhe këtë vit ,programi i këtij edicioni do të pasurohet edhe me  programet speciale:1. “View from the world” program i cili në vete përmban 9 filma dokumentarë me tematikë të ndryshme nga rruzulli toksor. Tregime mbi racizmin në Angli, garrën e bukurisë në burgjet e Siberisë, rrëfimin mbi vrasjen e gazetares së njohur ruse Anna Politkovskaya si dhe tregimi mbi pushimin e humbur të turistëve kinez janë vetëm pjesë e këtij program të zgjedhur me kujdes. 2. ”Special Presentations” - Kemi kënaqësinë e veqantë ti kemi përsëri në Prizren miqtë e festivalit, binjakët nga Sheffieldi i Anglisë, In the Nursery të cilët do të performojnë me 6 Gusht me rastin e shfaqjes së kult filmit pa zë Passion of Joan of Arc të regjisorit Carl. TH. Dreyer. Filmat tjerë në kuadër të prezentimit special janë The Monastery nga Danimarka, filmi i cili deri më tani ka fituar mbi 35 çmime, pastaj dokumentari mbi post punk grupën legjendare Joy Division me emrin e njëjtë si dhe filmi debitues i artistit të njohur skocez Phil Collins me titull tejet intrigues Zasto ne govorim srpski (na srpskom) .3.”Death to short film” Seleksion nga festivali i filmit të shkurtë nga Londra në përzgjedhje të ko-drejtorit dhe anëtarit të jurisë Philip Ilson4.”Int’l doc challenge” Program me filmat finalist nga gara International Documentary Challenge4. “Made in Palestine” Pasqyrë e produksionit bashkëkohor Palestinez. Në bashkëpunim me organizatën ArteEast nga New Yorku dhe me seleksionimin e  kritikes së filmit Rasha Salti nga Beiruti.Si aktivitete shtesë gjatë ditëve të festivalit përveç shfaqjeve të filmave do të organizohen edhe 2 punëtori dhe një masterclass.Briggite Staermosse ; regjisore nga Danimarka do të mbajë një punëtori me 5 aktorë dhe 5 aktore nga Kosova.Martichka Bozhilova ; Producente nga Bulgaria me datën 8-9 gusht do të mbajë një punëtori lidhur me bashkë prodhim ndërkombëtarë (Internationa co-productions) , punëtori e cila i  dedikohet vetëm autorëve të filmave dokumentarë me projekte të reja nga Kosova dhe shtetet ballkanike. Deri më tani janë konfirmuar rreth  70 pjesëmarës nga 15 vende të ndryshme të botës.Në edicionin e 7-të për 7 ditë dhe 7 EUR , organizatorët adhuruesëve të filmit ju mundësojnë akomodimin në kampin e improvizuar buzë Lumbardhit i cili do t’i ketë të gjitha kushtet elementare  dhe një hapësirë për 50 tenda. Në kuadër të ekspozitës tradicionale DokuPhoto, e cila hapet me 1 Gusht në Hamamin e Prizrenit do të ekspozojnë fotografët Teru Kuwayama dhe Balazs Gardi me temën e njëjtë “Afganistan”. Balazs Gardi, fotografi hungarez i cili ka ekspozuar në DokuPhoto edhe më heret sjell fotografitë me të cilat fitoi dy here këtë vit çmimin më prestigjioz në botë “World Press Photo”. Përveq ekspozitës të dy fotografët do të mbajnë një masterclass për fotografët e rinj kosovar.Sponzorët:Sponzor Gjeneral i Dokufest 2008 është Procredit Bank.Sponsori i Artë i festivalit është IPKOSponzorët tjerë : Kompania Devolli, Kuvendi Komunal, Ministria e Kulturës, Ambasada Amerikane, Ambasada Gjermane, Finca, Pro Helvetia, Enti për mbrojtjen e monumenteve të Kulturës në Prizren, National Endowment for Democracy, Kagasfalt, Pronet etj…  VushtrriaPRESS

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

28 Korrik 2008 më 5:35 am

Komento