Tentoi t’i ikte njësitit anti-kontrabandë të Kosovës
Prishtinë, korrik 2008- Shërbimi Doganor i UNMIK-ut në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 25.07.08 rreth orës 09:45, afër Mitrovicës është vërejtur një autobotë për të cilën dyshohet se është e mbushur me naftë. Njësiti anti-kontrabandë kanë ndaluar këtë autobotë të dyshuar, pasi janë marrë dokumentet personale nga vozitësi janë kërkuar edhe dokumentet lidhur me ngarkesën, të cilat janë refuzuar nga vozitësi. Njësit anti-kontrabandë kanë marrë vendim që ta përcjellin në terminalin doganorë këtë autobot, në atë moment vozitësi në mënyrë shumë agresive ka kthyer autobotën dhe ka tentuar të largohet në drejtim të Zveqanit, në ketë rast oficerët doganor kanë reaguar dhe kanë ndalur vozitësin nga qëllimi i tij. VushtrriaPRESS
0 komente