Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Lëshohet nën tension linja e tensionit të lartë 110 kV që lidh NS Vushtrria 2 me NS Kosova A  

VushtrriaPRESS 

Vushtrri,korrik 2008- KOSTT ka njoftuar qytetarët e rajonit të Kastriotit dhe Vushtrrisë, se sot me 30 korrik 2008, është paraparë që rreth orës 11:00-12:00,  të kthehet nën tension linja e tensionit të lartë 110 kV (kilovolt) LP 125/1 që lidh Nënstacionin NS Vushtrria 2 me Nënstacionin NS Kosova A.Linja 125/1 është shkyqyr më 16 qershor të këtij viti me qëllim të riparimit. Linja në fjalë nga NS Kosova A (Kastriot), kalon nëpër fshatrat Mazgit,Milloshevë, Babin Most,Stanovc,Maxhunaj, Manzë,Nedakovc dhe Vushtrri.Luten qytetarët e këtij rajoni që të kenë kujdes në fushën e tensionit të lartë.VushtrriaPRESS

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

30 Korrik 2008 më 9:43 am

Komento