Rritet kapaciteti transmetues dhe konsumues si dhe siguria e furnizimit me energji elektrike për rajonin e Vushtrrisë, Mitrovicës, Burimit dhe Prizrenit
Kosovë,korrik 2008-KOSTT sh.a në kuadër të strategjisë për zhvillimin e vazhdueshëm të Sistemit Transmetues të Energjisë Elektrike, ka përmbyllur me sukses projektin kapital për riparimin e tri linjave transmetuese 110 kV (kilovolt), linjës LP 125/1, që lidh nënstacionet NS Vushtrria 2 me NS Kosova A, LP 125/4 që lidhë NS Vushtrria 2 me NS Vushtrria 1 si dhe të linjës LP 164/3 që lidhë NS Prizreni 1 me NS Prizreni 2.KOSTT sh.a, pas riparimit, dje me 30 korrik 2008, ka kthyer nën tension edhe linjën e tensionit të lartë 110 kV (kilovolt) LP 125/1 e cila lidhë Nënstacionin NS Vushtrria 2 me Nënstacionin NS Kosova A, deri sa linjat LP 125/4 dhe LP 164/3 janë kthyer nën tension ditë më parë. Vlera e projektit në fjalë është 1.188.297.30 EUR dhe është financuar nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, ndërkaq punët i ka implementuar kontraktuesi UMEL Dalekovodmontaza nga Tuzla (BH). Projekti në fjalë me angazhimin e stafit të KOSTT-it si dhe të vet kontraktorit ka përfunduar 2(dy) javë para afatit kontraktues.Me investimin kapital për riparimin e linjave në fjalë, do të rritet siguria e furnizimit me energji elektrike si dhe kapaciteti transmetues dhe konsumues për rajonin e Vushtrrisë, Mitrovicës, Burimit dhe Prizrenit. Këto linja deri më tani kanë qenë “fyte të ngushta” në rrjetin e transmisionit të energjisë elektrike.Operatori i Sistemit Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a falenderon Institucionet e Kosovës për financimin e projektit në fjalë dhe njëherit falenderon qytetarët për mirëkuptimin e tyre gjatë kohës sa ka zgjatur riparimi i linjave. VushtrriaPRESS
0 komente