Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

U mbajt mbledhja e Komunës së Vushtrrisë  

VushtrriaPRESS 

Vushtrri,korrik 2008-Në mbledhjen e sotme të Komunës së Vushtrrisë, deputetët e LDK-së, LDD-së dhe AAK-së kanë drejtuar kritika rreth punës së deri tanishme të Komunës. Po ashtu deputetët opozitar janë shprehur kundër dhënjes së tokave në shfrytëzim nga Komuna e Vushtrrisë. Muharrem Shabani, ish-kryetar i Komunës dhe tani deputet i LDK-së e ka fajësuar udhëheqjen e tanishme se po i shkel  proceduarat dhe ligjet. Shabani e ka cilësuar si të dështuar premtimin për ujë në Vushtrri.Ndërsa në fjalën e tij Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku, ka permendur  të arriturat dhe projektet që janë realizuar dhe po realizohen nga Komuna, po ashtu Mulaku i ka njoftuar të pranishmit se shumë shpejt pritet një përgjigje nga AER-i rreth Fabrikës së Ujit në Vushtrri. Këtë mbledhje sot e kanë përcjellur edhe përfaqësues të UNMIK-ut, OSBE-s dhe nga shoqëria civile.

 VushtrriPRESS

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

31 Korrik 2008 më 10:10 am

Komento