Arkivi per Korrik, 2008
Edhe në Amerikë,shqiptarët punojnë për letërsinë shqipe
Nju Jork (SHBA), korrik 2008- Lexuesi shqiptarë, tani ka në duar edhe një libër mjaftë të veçantë të autorit Agim Bacelli.libri me tregime dhe skica humoristike që titullohet “Një kauboj në Nju Jork” i aurorit Bacelli, ka dalë para një muaj nga botimi, nga Shtëpia Botuese D.I.J.A e zonjes Afroviti Gusho në Pogradec. Lexo »
Komenti i javës:Kosovë, përpara

Shkruan:Agim Vuniqi
Kosova e cila shpalli pavarësinë më 17 shkurt, është njohur ndërkombëtarisht nga 43 shtete, përfshirë SHBA, shumicën e shteteve të BE-së dhe NATO-s, dhe disa shteteve të Azisë dhe Lindjes së mesme.
Në Skenderaj në një aksident trafiku humb jetën një 65 vjeçar
Skenderaj,korrik 2008-SHPK-ja ka njoftuar se rreth orës 12:27 min, autoritetet policore të njësisë së trafikut rajonal i janë përgjigjur një aksidenti të rëndë që ka rezultuar me fatalitet ku ishte i përfshirë një traktor, në fshatin Syriganë, KK Skenderaj. Lexo »
Foto e javës: Pamje nga Korporata Energjetike e Kosovës

Kosovë, korrik 2008- Kjo foto paraqet Kompleksin më të madh Energjetik të Kosovës si dhe blloqet nga prodhohet rryma për Kosovën. Megjithëse në foto shihet se nga oxhaqet del tymë pjesa më e madhe e Kosovës përballet me reduktime të energjisë elektrike. VushtrriaPRESS
Të hënën, më 21 korrik kryeministri Thaçi dhe presidenti Sejdiu do të takohen në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e SHBA-ve, George W. Bush

Uashington(SHBA),korrik 2008-Krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, kryeministri z.Hashim Thaçi dhe presidenti z.Fatmir Sejdiu janë takuar dje në Departamentin e Shtetit me shefen e diplomacisë amerikane, Condoleezza Rice. Znj.Rice e cilësoi historike vizitën e parë të udhëheqësve të shtetit të Kosovës dhe përsëriti angazhimin amerikan për Kosovën. Sekretarja amerikane e shtetit shprehu besimin në angazhimin e institucioneve të Kosovës për ndërtimin e një demokracie shumetnike dhe respektimin e pakicave.Të hënën, më 21 korrik kryeministri Thaçi dhe presidenti Sejdiu do të takohen në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e SHBA-ve, George W. Bush. VushtrriaPRESS
Këtë vit MASHT dhuron Abetaren falas për të gjithë nxënësit e klasës së parë
Kosovë, korrik 2008-Më 1 shtator të këtij viti shkollor të gjithë ata nxënës që do ta fillojnë klasën e parë, abetarën e re të Republiklës së Kosovës do ta kenë si dhuratë falas nga MASHT. Kjo ministri,në një komunikatë për media ka njoftuar se pas ndryshimit të statusit të Republikës së Kosovës dhe në bazë të Ligjit mbi botimin e teksteve shkollore, mjeteve mësimore, lektyrës shkollore dhe të dokumentacionit pedagogjik, MASHT ka marrë vendim për hartimin dhe botimin e abetares për klasën e parë të shkollës fillore.
Gjuha shqipe është thesar i Kombit që do të mbahet e gjallë dhe në Diasporën Shqiptare

Foto:Producenti A. Belliu dhe stafi i shkollës
Shkruan:Kozeta Zylo nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Staten Island(SHBA),korrik 2008-Nxënësit e shkollës shqipe të Institutit “Gjergj Kastrioti Skanderbeg” në Staten Island mblodhën prindërit dhe emigrantët shqiptarë me një program artistik dhënë enkas për ta.
Mjaft prindër, mësues, fëmijë, të rinj, studentë, kishin ardhur nga të gjitha lagjet e New Yorkut, për të përshendetur shkollën shqipe dhe për të përgëzuar fëmijët që po cicërronin gjuhën e ëmbël dhe të paharruar shqipe!
Është nënshkruar memorandumi për Certifikatë të aftësive për ndërmarrësi Evropiane ESC

Prishtinë, korrik 2008 -Dje në Prishtinë është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit në mes të Odës Ekonomike të Kosovës(OEK), Universitetit Mbretëror Iliria si dhe Institutit BIT nga Graci i Austrisë për realizimin e Certifikatës së aftësive për ndërmarrësi Evropiane ESC (Enterprenour Skills Certificate). Lexo »
Policia e Kosovës, në rajonin e Mitrovicës bën apel tek qytetarët që të tregojnë maturi dhe edukatë qytetare në organizimin e ahengjeve familjare
Mitrovicë, korrik 2008-Rastet e të shtënave me armë zjarri në manifestimet e ndryshme familjare e veçanërisht në dasma pa dyshim se paraqesin rrezikim të përgjithshëm për jetën e qytetarëve. Lexo »
Hajdin ISLAMI, mysafir në Radio Vicianum
Vushtrri,korrik 2008-Të enjten Hajdin ISLAMI, profesor, gazetar dhe themelues i Agjencisë së Pavarur të Lajmeve VushtrriaPRESS, ka qenë mysafir në Radio Vicianum, në emisionin “Dëgjoje rinin” emision të cilin e udhëheq prezantuesi Bajram Zeqiri. Gjatë një ore në këtë emision opinioni vushtrrias dhe kosovarë ka pasur mundësi të njoftohet më gjërsisht me të riun e suksesshëm Hajdin ISLAMI.Do theksuar edhe këtë se javën e kaluar z.Hajdin ISLAMI, ka qenë musafir i intervistuar edhe i Radio France Internacional me seli në Paris.
(Ritransmetimi në Radio Vicianum i kësaj bisede me Hajdin ISLAMIN, do të bëhet të shtunën më: 19 korrik 2008, nga ora 20-21).
Redaksia e VushtrriaPRESS-it
Ministrja e Drejtësisë znj. Nekibe Kelmendi përshëndet angazhimin e kryeadministratorit Zannier, për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të Mitrovicës
Prishtinë 17 korrik 2008-Ministrja e Drejtësisë znj. Nekibe Kelmendi përshëndet angazhimin e shefit të UNMIK-ut Lamberto Zannier, për vendosjen e sundimit të ligjit në veri të Mitrovicës.Ministrja Kelmendi sërish shprehu bindjen e saj se gjykatat dhe prokuroritë në veri të Mitrovicës duhet që sa më parë të rifillojnë punën në objektet e tyre, duke shtuar se në ato gjykata duhet të punojnë gjykatësit dhe prokurorët e UNMIK-ut,
Me rastin e 10 vjetorit të vendosjes së pozicioneve të para të UÇK-së në fshatin Jezerc të Ferizajt
Ferizaj,korrik 2008-Shoqatat e dala nga lufta në bashkpunim me Komunën e Ferizajt, Jezercasit dhe shoqërinë civile në Ferizaj, me rastin e Ditës së Veteranëve të UÇK-së në Ferizaj, organizojnë 10 vjetorin e vendosjes së pozicioneve të para të UÇK-së në fshatin Jezerc 18 korrik 1998. Nga kjo ditë, Jezerci iu shtua zonave të shumta të lira në Kosovë dhe nga kjo ditë Jezerci u bë adresë e rezistencës tonë të armatosur në këto anë nën amblemën e UÇK-së. Lexo »
Mbi 10 orë terr në disa lagje të Vushtrrisë
Vushtrri,korrik 2008 Sërisht është rikthyer terri në disa lagje në qytetin e Vushtrrisë, si dhe në disa fshatra. Lagjet që janë duke u përballur me këto reduktime të gjata si ajo përgjatë varrezave të qytetit, lagjja e Sitinicës -një pjesë e rrugës Lidhja e Lezhës, si dhe disa fshatra të kësaj komune. Reduktime të ngjashme për disa ditë me radhë ka pasur para dy javësh në këto mjedise. Banorët e këtyre lagjeve i kanë thënë të mërkurën VushtrriaPRESS-it se shumë artikuj ushqimor ju kanë prishur si pasojë e energjisë elektike. Sipas disa informatave jo zyrtare është duke u renovuar-riparuar diçka në rrjetin energjetik të Vushtrrisë. VushtrriaPRESS
Ministrja e Drejtësisë znj. Nekibe Kelmendi vizitoi Institutin për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore
Prishtinë, korrik 2008 Ministrja e Drejtësisë znj. Nekibe Kelmendi, e shoqëruar nga këshilltarët e saj dhe U.D. Sekretari i Përhershëm z. Florian Dushi vizituan sot Institutin për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore, ku u pritën nga drejtori i këtij Instituti z. Arsim Gërxhaliu. Lexo »
Policët e SHPK-së në Vushtrri, ndalojnë një person që kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ceremonie
Vushtrri, korrik 2008 -Rreth orës 18:05 min, autoritetet policore në stacionin policor në Vushtrri janë njoftuar për dëgjim të shtënash me armë zjarri, në rrugën “Ismail Qemali”, në Vushtrri. Menjëherë pas informatës së pranuar, në vendin e ngjarjes kanë dalë policët e njësisë patrulluese të cilët kanë ndalur veturën e tipit “Mercedes xhip” me targa “RGJ”, si të dyshuar. Drejtuesi i veturës u ka deklaruar zyrtarëve policor se kishte shtënë me armë dy herë në ajër me rastin e një ceremonie. Arma, “Magnum”, prodhim jugosllav dhe një fishek i gjetur prapa ulëses së drejtuesit të veturës janë sekuestruar nga zyrtarët policor. Me urdhër të prokurorit publik, pas marrjes së deklaratës, i dyshuari i këtij rasti është liruar nga policia, ka njoftuar Zyra për Informim pranë SHPK-së. VushtrriaPRESS
Pasaportat e Republikës së Kosovës, javën e ardhshme në duar të shtetasve kosovarë
Prishtinë, korrik 2008 –Në një konferencë për media, Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, ka bërë publike të dhënat mbi procesin e prodhimit të pasaportave të vendit tonë. Ministri i MPB-së z. Zenun Pajaziti, prezantoi detajet për pasaportat e Republikës së Kosovës. Lexo »
Ekskluzive në VushtrriaPRESS. Raport i Bankës Botërore: Të bësh Biznes në Evropën Juglindore 2008
Raporti i ri krahason 22 qytete lidhur me lehtësinë e të bërit biznes në ndihmë të përmirësimit të konkurrencës dhe krijimit të vendeve të reja të punës
Bitola (Manastir), Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, 14 Korrik, 2008—Lehtësia e të bërit biznes ndryshon shumë midis qyteteve të Evropës Juglindore në bazë të një raporti të grupit të Bankës Botërore. Lexo »
Presidenti Fatmir Sejdiu, u takua sot me Lamberto Zannier-in
|
|
Prishtinë, korrik 2008-Presidenti i Republikës së Kosovës,Fatmir Sejdiu ka takuar sot Lamberto Zannier-in, përfaqësues i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në vendin tonë. Sejdiu ka biseduar me të për procesin e rikonfigurimit të UNMIK-ut dhe bashkëpunimin në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe këtij misioni që shërben në vendin tonë. VushtrriaPRESS
Bursa Derneği Vuçitırın’da

Vushtrri-Vuçitrn, 2008-Dün gece Vuçitırın’ın Adem Jashari Meydanı’nda Bursa’dan gelen kültür sanat derneği grubu bir halk danslarından oluşan bir program sundu.Birkaç gündür Kosova’da bulunan Türkiyeli sanatçıların folklor gösterisini çok sayıda Vuçitırınlı ve Kosova’ya tatil için gelen gurbetçi izleme fırsatı buldu. Halk dansları gösterisi beğeniyle izlendi.
Foto Lajm: Çaji pija numër një edhe këtë verë në Vushtrri
Vushtrri, korrik 2008- Këto gota të çajit por edhe pirja e tij janë përditshmëri e banorëve vushtrrias. Edhe pse është nxehtë vushtrriasit prapë se prapë pijnë çaj pasi Vushtrria, me të drejtë quhet ndoshta edhe si “qyteti i pirjes së çajit në Kosovë”. VushtrrriaPRESS.
Shoqëria kulturore nga Bursa e Turqisë,ka shfaqur program në Vushtrri
Vushtrri, korrik 2008- Dje në mbrëmje në qytetin e Vushtrrisë,në Sheshin Adem Jashari, për disa minuta kanë mbajtur porgram kulturor e artistik Shoqëria Kulturore nga qyteti i Bursës nga Turqia të cilët që disa ditë po qëndrojnë në Kosovë. Shfaqja e këtij programi në Vushtrri ka kënaqur një numër të konsiderueshëm qytetrësh nga Vushtrria si dhe bashkëatdhetarësh nga bota e jashte që kanë ardhur për pushime në Kosovë .VushtrriaPRESS
Përfundoi punimet konferenca për epikën e Ballkanit
Tuzëll-(Bosnje e Hercegovinë), korrik 2008 -Ka përfunduar punimet konferenca shkencore ndërkombëtare për epikën e Ballaknit Përendimor. Në qytetin universitar boshnjak Tuzlla, u tubuan studiuesit e epikës gojore nga shumë shtete të Ballkanit, të Evropës, të Amerikës dhe të Azisë.
Konferenca e donatorëve i jap Kosovës mbi 1.2 miliard euro
Bruksel (Brussels), korrik 2008 Republika e Kosovës, ka përfituar sot një donacion ndërkombëtar prej mbi 1.2 miliard euro. Konferenca e Donatorëve që u mbajt sot definitivisht me donacionin e dhënë për Kosovën është një impuls i rëndësishën për mbarvajtjen e Shtetit më të ri në botë Kosovës. VushtrriaPRESS
Opinioni i javës:Ëndrra universitare sa afër dhe larg
Shkruan:Dr. Alban Daci
Sapo u mbyll ky vit akademik për maturantët shqiptar, ku një pjesë e mirë e tyre tani kanë objektiv kryesor fillimin e jetës universitar, frekuentimin e auditorëve dhe bibliotekave për të thelluar njohurit e tyre për profesionet që duan të ushtrojnë në të ardhmen.
Ka filluar sot në Bruksel,Konferenca e Donatorëve për Kosovën
Kosovë, korrik 2008-Qeveria e Kosovës nga kjo konferencë pret një përkrahje të konsiderueshme financiare, ngase për të ecur më shpejtë drejt integrimit ekonomik dhe politik në Unionin Evropian dhe strukturat tjera euro – atlantike, nevojitet një përkrahje e fuqishme financiar, ka thënë Ministri Shala gjatë konference ditë më parë për media.
Në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve , që është edhe dokumenti i vetëm zyrtar që do t’iu paraqitet donatorëve, janë të përmbledhura qartazi prioritetet e Qeverisë për periudhën 2009 – 2011. të cilat përbëjnë fushat dhe sektorët më prioritar, të cilat janë ndarë në katër shtylla:
- Shtylla e parë është rritja ekonomike :
- Infrastruktura (Energjia, Transporti)
- Arsimi
- Bujqësia
- Sektori financiar
- politikat fiskale
- Shtylla e dytë është implementimi i statusit :
- Decentralizimi
- Fusha e sigurisë
- Formimin e Institucioneve të reja
- Minoritetet
- Shtylla e tretë është qeverisja e mirë :
- Reformat në Administratën Publike
- Menaxhimi i financave publike
- Luftimi i korrupsionit
- Përmirësimi i ekzekutimit të shpenzimeve kapitale
- Shtylla e katërt është politikat sociale :
- Pensionet dhe transferet tjera
- Sektori i shëndetësisë
VushtrriaPRESS














Ky artikull ka
0 komente