03 Gus
Nga: Redaksia e VushtrriaPress-it në: Shkrime kulturore

Prishtinë, gusht 2008- Siç njofton për VushtrriaPRESS-in Fehmi Ajvazi,kryeredaktor i revistës “Kalendari letrar” në Prishtinë, se tani artdashësit do ta kenë në shitje revistën ekskluzive për kulturë, letërsi dhe arte. Revista mund të gjendet në pikat shitëse të ndërmarrjes Rilindja, në gjithë territorin e Kosovës. Në faqet e kësaj reviste mund të gjenden shumë shkrime studiuese, recensione, ese, poezi dhe analiza për pikturën, muzikën, letërsinë për fëmijë. Njëkohësisht, mund të gjenden edhe kronika kulturore, tregime, konkurse, reklama etj. Ndër të tjera në faqet e kësaj reviste kulturore mund të mësoni:
- kur dhe ku doli revista “Flamuri i Arbrit”…”
- çfarë janë mesazhet krijuese të poetëve…?
- çka thotë Dr. Rexhep Ismajli për Akademinë….?
- Çfarë e bën shkrimtarin të pëlqyeshëm…?
- Cilat janë fjalimet që ndryshuan botën…?
- Çka shkruajnë për letërsinë Roland Bartes, Ramadan Musliu, Nysret Krasniqi, Flamur Maloku, Ibrahim Ibishi…?
- Çka thotë shkrimtarja holandeze Margriet de Moor për artin krijues…?
- Kush është mbretëresha e xhazit shqiptar…?
- Me cilin këngëtar anglez këndon shtatëmbëdhjetëvjeçarja Rita Sahatçiu…? Gjithashtu, do keni mundësinë të lexoni edhe poezitë dhe tregimet e bukura të Ramiz Gjinit, të Sabit Rrustemit, të Vudi Allenit, të Roland Gjozës, të Lumnije Thaçit etj. VushtrriaPRESS
Komento