VushtrriaPRESS 

Prishtinë, gusht 2008 – Qeveria e Suedeze nëprmjet një komunikate zyrtare që ia ka dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Qeverisë së Kosovës ka konfirmuar zyrtarisht se e njeh pasaportën e Republikës së Kosovës. Po ashtu këtij vllugu të njohjes së pasaportës së Kosovësi i është bashkangjitur edhe Republika e Turqisë e cila po ashtu sot e ka njohur zyrtarisht pasaportën e Republikës së Kosovës.Që nga e hëna, përkatësisht që nga 11 gushti i këtij viti, qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë për në Turqi me pasaportat e Republikës së Kosovës.Viza mujore për të udhëtuar për në Turqi jepet drejtpërdrejt në Aeroport dhe ajo kushto 10 euro, përkatësisht 15 USD. VushtrriaPRESS