Kryetari i Komunës së Mitrovicës, e çmon veprën e poetit të ndjerë Jakup Ceraja

Mitrovicë, gusht 2008- Ditë më parë Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, në shenjë respekti për veprën dhe kontributin që ka dhënë shkrimtari tashmë i ndjerë Jakup Ceraja, ka ndarë një shumë prej 2 mijë eurosh nga subvencionet e pozicionit të tij për ngritjen e pllakës përkujtimore për këtë poet të ndjerë nga Mitrovica. Më herët familjarët e poetit të ndjerë J. Ceraja, kishin marrë nismën para rreth dy vitesh,ndërsa mërgimtarët tanë kanë ndihmuar duke grumbulluar rreth 1.000 euro. Jakup Ceraja ka vdekur më 26 gusht 2001, në moshën 67 vjeçare. VushtrriaPRESS
0 komente