18 Gus
Nga: Redaksia e VushtrriaPress-it në: Shkrime kulturore

Prishtinë, gusht 2008-Sot në Prishtinë do të fillojë Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, i cili nga dita e sotme (18 gusht) do të mbahet deri më 29 gusht 2008, ka njoftuar Këshilli Organizativ i këtij evenimenti kulturor i cili kësaj radhe është i 27-ti me radhë dhe i pari që mbahet në Republikën e Pavarur të Kosovës të njohur ndërkombëtarisht. Deri më tani pjesëmarrjen e kanë konfirmuar një numër i konsiderueshëm albanologësh,studiuesish si dhe dashamirë të gjuhës,letërsisë dhe kulturës shqiptare nga të gjitha kontinentet.Si edhe herave të tjera edhe kësaj radhe seminari do të ketë shumë diskutime, referime,vizita nëpër Kosovë, tema të ndryshme që do t’i shtjellojnë pjesëmarrsit me kumtesat e tyre do ta pasurojnë këtë seminar. Ndër temat për shtjellim do të jenë edhe:”Shqipja në rrjedhen e globalizmit”dhe “Kosova dhe letersia shqipe”, ku seminar do të mbahet nga nikoqiri Fakulteti i Filologjisë më konkretisht dega e Gjuhës dhe letrërsisë shqipe e këtij fakulteti, ndëra financues kryesor është Ministria e Arsimit e Kosovës.VushtrriaPRESS
Komento