VushtrriaPRESSVushtrriaPRESS

Vushtrri, gusht 2008-Në Vushtrri, nga dje e deri të premten do të mbahet intervistimi i kandidatëve për mësimdhënës në shkollat fillore dhe ato të mesme të kësaj komune. Një numër i madh i të interesuarve për vend pune si mësimdhënës janë paraqitur në këtë konkurs. Intervistimi dje është mbajtur në dy lokacione në Sallën e Kuvendit Komunal në Vushtrri dhe në Sallën 77 të Shtëpisë së Kulturës ”Hasan Prishtina” në Vushtrri, për së  afërmi intervistimin e ka përcjellur edhe Qerim Selimi, Drejtor i Arsimit në këtë komunë. Hajdin ISLAMI, VushtrriaPRESS