Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Agjenda e ngjarjeve që do të ndodhin sot në Kosovë  

Fushë Kosovë, gusht 2008- Në ora 11:00, në dalje të Fushë Kosovës (në hyrje të fshatit Miradi), tek ura e cila kryqëzohet me hekurudhën, Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i MTPT-së, Fatmir Limaj, përurojnë fillimin e punimeve për zgjerimin e segmentit të magjistrales Prishtinë-Pejë, përkatësisht pjesën nga Fushë Kosova deri te Aeroporti i Prishtinës.

Prishtinë, gusht 2008- Në ditën e tretë Sminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare i vazhdon punimet në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë.

Lipjan,gusht 2008-Duke filluar nga ora 11:00, Ministrja e Drejtësisë znj. Nekibe Kelmendi, do ta vizitojë Njësitin për transport të të Burgosurve në Qendrën Korrektuese për Femra dhe të Minitur në Lipjan.

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

20 Gusht 2008 më 6:33 am

Komento