Interesim për Trashëgiminë e Vushtrrisë
Gazetarë dhe intelektual turk nga Prizreni kanë vizituar Vushtrrinë
Vushtrri, gusht 2008-Dje në qytetin e Vushtrrisë, për vizitë qytetit dhe monumenteve kulturore të Vushtrrisë, kanë qëndruar Raif Kirkul, gazetar si dhe udhëheqës i Gazetës Turke “KosovaHaber”, Altay Surroy, ish-zv. Ministër i Drejtësisë si dhe Duygu Surroy, fotoreporter të cilët gjatë takimit me Hajdin ISLAMIN, janë njoftuar për së afërmi me Vushtrrinë dhe trashëgiminë kulturore në këtë qytet të lashtë. Konstatim i përbashkët ka qenë që gjendja e monumenteve kulturore në Vushtrri është në gjendje jo të mirë dhe kërkon intervenim të menjëhershëm. Kjo vizitë është në vazhdën e aktiviteteve që po i bën Hajdin Islami për mbrojtjen e monumenteve kulturore.
E përgatiti:Redaksia e VushtrriaPRESS-it.
0 komente