23 Gus
Nga: Redaksia e VushtrriaPress-it në: Lajme ditore nga Kosova

Prishtinë, gusht 2008- Në konferencën e mbajtur dje, Ministri i Punëve të Brendshme,Zenun Pajaziti para gazetarëve foli rreth aktivitetet që po i bën kjo ministri.Ministri po ashtu njoftoi se deri më tani janë prodhuar rrreth 70.000 pasaporta të Kosovës. Nga ky numër, 45 për qind u takojnë bashkatdhetarëve ndërsa kostoja e tyre ka qenë 1.825.426 euro.Po ashtu dje për herë të parë, ministri Zenun Pajaziti, e prezentoi edhe letërnjoftimin e ri për shtetasit e Republikës së Kosovës, i cili do të fillojë të shpërndahet ka mesi i muajit shtator, ndërsa kostoja financiare për letërnjoftimet që do të jipen falas është 1.125,200.00 euro”. VushtrriaPRESS
Komento