VushtrriaPRESS

Vushtrri,gusht 2008-Të gjithë për Vushtrrinë, qytetin e zemrave tona, qytetin  e sportit, kulturës, rinisë, qytetin e tifozëve më të flakët që ka shteti më i ri në botë Kosova. Për nder të historisë dhe lashtësisë shekullore të qytetit tonë, ta përkrahim sportin ta përkrahim rininë, e cila çdo ditë e më tepër po i drejton sytë ka klubet sportive të komunës sonë. Kontributi juaj ndaj Klubit të Tifozëve “FORCA” si dhe ndaj sportit në përgjithësi në qytetin tonë është me rëndësi më të madhe si asnjëherë më parë.Ditët  e vikendit në qytetin tonë zemërgjerë e bujar le ti kalojmë të gjithë së bashku në tribunat e Stadiumit të qytetit  si  dhe në Palestrën e Sporteve duke i përkrahur  djemtë dhe vajzat tona. Ne Klubi i Tifozëve “FORCA”, ju ftojmë të gjithëve burra, gra e fëmijë që të përcillni ndeshjet e Klubeve sportive të Komunës sonë, duke i ndjekur ndeshjet e sportistëve tanë, ju edhe i motivoni ata që të vazhdojnë më tej.Pse mos ta përjetoni një ndeshje futbolli,basketbolli,hendbolli,apo ndonjë tjetër së bashku me familjen tuaj. Mësoni dhe edukoni fëmijët tuaj se  sporti ndikon pozitivisht në shëndetin dhe rritën e mbarë të tyre, Këtë materila mund ta gjeni edhe në ueb sajtin zyrtar të Klubit të Tifozëve “FORCA” (www.ktforca.net).

E shkroi: Hajdin ISLAMI