I riu Avdullah Hasani, zë vend në Parlamentin e të Rinjve në Bruksel
Bruksel, gusht 2008-Në mbledhjen e Këshillit të Evrodeputetëve të rinj të Bashkimit Evropian, që fillon sot dhe do të zgjasë një javë, është planifikuar që t’i bëhet një pritje mirëseardheje të riut nga Kosova Avdullah Hasanit, pasi që ai ka rastin që për herë të parë ta përfaqësojë Kosovën, me ulëse në këtë Këshill dhe të përfaqëson të rinjtë e Republikës së Kosovës. Kosovari i ri Abdullah Hasani, për evrodeputet është nominuar nga Kryeministri Hashim Thaçi, ndërsa është dekretuar edhe nga Presidenti Fatmir Sejdiu. VushtrriaPRESS
0 komente