Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Kosova, kërkon njohje nga Shtetet Arabe  

 VushtrriaPRESS

 Prishtinë, gusht 2008-Ka filluar sot me fillim prej orës 10:00 në ambientet e Hotelit “Grand” në kryeqytetin e Kosovës,konferenca ndërkombëtare me temë “Kosova dhe bota arabe”. Në këtë konferencë përveç intelektualëve të njohur nga vendi po marrin pjesë edhe shumë pjesëmarrës nga shtetet arabe si Jordani, Libani,Arabia Saudite, Egjipti, Siria,në mesin e të cilëve edhe shumë gazetarë të medieve arabe, të cilët edhe kanë filluar t’i botojnë shkrimet e tyre në mediat prestigjioze arabe në lidhje me njohjen e Kosovës nga shtetet arabe. Kështu gazeta autoritare gjithë-arabe “al-Hayat” ( redaksia në Londër dhe gjashtë botimet në Bejrut, Kajro, Rijad, Dubai dhe Manama) botuan citate të një interviste në faqën e parë me Presidentin dr.Fatmir Sejdiu, të cilën e zhvilloi redaktori i saj Hazem Ameen, i cili po qëndron në Prishtinë.

 Hajdin ISLAMI,VushtrriaPRESS

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

25 Gusht 2008 më 2:52 pm

Komento