26 Gus
Nga: Redaksia e VushtrriaPress-it në: Lajme ditore nga Kosova

Prishtinë,gusht 2008 – Në afërsi të Stadiumit kryesor të Prishtinës, sot u bë inaugurimi vënies së gurthemelit të objektit të ri të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës. Në këtë solemnitet morrën pjesë:Kryeministri Hashim Thaçi,ministri i Punëve të Brendshme,
Zenun Pajaziti , udhëheqësi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, z. Renzo Davvidi, kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, zëvendëskomisari i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti etj. Ky objekt i ri i Ministrisë së Punëve të Brendshme do të ngritet në pesë kate dhe do të ketë një sipërfaqe prej 4.700 metra katrorë, në të cilën do të mund të punojnë 180-200 punonjës.VushtrriaPRESS
Komento