Kelmendi dhe Hoxhaj:Bisedë rreth arsimimit të të burgosurve në burgjet e Kosovës

Prishtinë, 26 gusht 2008-Në një takim që patën sot ministrja e Drejtësisë znj. Nekibe Kelmendi e shoqëruar nga zv.ministri Arsim Janova dhe nga këshilltarët e saj e pritën sot në një takim Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë z. Enver Hoxhaj. Sipas zyrës për informim pran MD-së në këtë takim u diskutua për arsimimin e të dënuarve në Burgun e Dubravës dhe në Qendrën Korrektuese për Femra dhe të Mitur në Lipjan.Në shkollën e Qendrës Korrektuese në Lipjan punojnë vetëm tre mësimdhënës, të cilët paguhen nga Drejtorati i Arsimit të Komunës së Lipjanit. Mirëpo, vetëm me tre mësimdhënës të miturit nuk mund të kryejnë asnjë klasë të shkollimit. Ata marrin vetëm certifikata që kanë dëgjuar lëndët e caktuara, kurse për marrjen e dëftesës presin që pasi ta kryejnë dënimin t’i nënshtrohen provimeve klasore në ndonjë shkollë në liri.Prandaj e pakënaqur me këtë fakt dhe në mënyrë që arsimimi i të burgosurve të funksionojë njëjtë sikurse arsimimi i qytetarëve në liri, Ministrja e Drejtësisë znj. Nekibe Kelmendi kërkoi nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që shkolla e Qendrës Korrektuese në Lipjan të trajtohet si paralele e ndarë e shkollës fillore në Lipjan dhe paralele e ndarë e shkollës së mesme teknike në Lipjan. “Të miturit e dënuar dhe ata me masë edukative duhet të kenë mundësi të ndjekin mësimin në të gjitha lëndët e parapara, t’iu lëshohen dëftesat për kryerjen e klasës dhe t’iu lëshohen diplomat për kryerjen e shkollës fillore apo të mesme”, theksoi Ministrja Kelmendi duke shtuar se “Qëllimi i dënimit nuk është hakmarrja, por përpjekja e shtetit për risocializim”.Ndërkaq, në Burgun e Dubravës që nga viti 2001 funksionon shkolla “Rudina”, si paralele e ndarë e shkollës së mesme teknike: “Mithat Frashëri” në Gurrakoc, mirëpo kjo shkollë ka nevojë edhe për pranimin e tre mësimdhënësve të rinj.Kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë që shkolla e mesme në Burgun e Dubravës dhe ajo në Qendrën Korrektuese në Lipjan të jenë paralele të ndara të shkollës teknike niset nga fakti se në këto dy qendra korrektuese ekzistojnë punëtoritë për aftësim profesional të të burgosurve dhe nxënësit mund ta kryejnë punën praktike dhe të aftësohen në ato punëtori.Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Enver Hoxhaj duke përshëndetur këtë iniciativë të Ministrisë së Drejtësisë premtoi bashkëpunim dhe angazhimin e tij që arsimimi në burgje të barazohet me arsimimin në liri.Në bazë të ligjit mbi arsimimin fillor dhe të mesëm nr 2002/19, neni 15.2 MASHT-i merr masa të posaçme për arsimimin e personave në burgje.VushtrriaPERSS
0 komente