27 Gus
Nga: Redaksia e VushtrriaPress-it në: Lajme ditore nga Kosova
Kosovë,gusht 2008-Ministria e Mjedisit dhe Planfikimit Hapësinor pas konsultimeve me grupin ndërministror, dje ka nënshkruar kontratën me kompaninë amerikane “ CES Envorimental Services “, për largimin e vajit disulfurik nga Kosova. Materia e cila gjendet në tri maunat e stacionuara në Kompleksin Trepça në Mitrovicë që nga dita e djeshme është në përgjegjësinë dhe kujdesin e kompanisë në fjalë. Punët kanë filluar, do të bëhet ripaketimi dhe riamballazhimi i kësaj materie sipas normave dhe standardeve ndërkombëtare dhe në afatin sa më të shkurtër kohor do të transportohet nga Kosova për në SHBA. VushtrriaPRESS
Komento