Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

CES Envorimental Services, do të largoi vajin disulfurik nga Kosova  

VushtrriaPRESS 

Kosovë,gusht 2008-Ministria e Mjedisit dhe Planfikimit Hapësinor pas konsultimeve me grupin ndërministror, dje ka nënshkruar kontratën me kompaninë amerikane “ CES Envorimental Services “, për largimin e vajit disulfurik nga Kosova. Materia e cila gjendet në tri maunat e stacionuara në Kompleksin Trepça në Mitrovicë që nga dita e djeshme është në përgjegjësinë dhe kujdesin e kompanisë në fjalë. Punët kanë filluar, do të bëhet ripaketimi dhe riamballazhimi i kësaj materie sipas normave dhe standardeve ndërkombëtare dhe në afatin sa më të shkurtër kohor do të transportohet nga Kosova për në SHBA. VushtrriaPRESS

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

27 Gusht 2008 më 6:38 am

Komento