VushtrriaPRESS

Ka përfunduar sistematizimi i vendeve të punës në kombinatin “Trepça” në Stan Tërg


Mitrovicë, gusht 2008-
Sipas një komunikatë të lëshuar ditë më parë nga BSPK-ja thuhet se ka përfunduar sistematizimi i vendeve të punës në kombinatin “Trepça”. Minatorët e “Trepçës” në Stan Tërg janë shprehur të kënaqur me ecurinë e realizimit të marrëveshjes së arritur më 16 gusht, ditën kur ata i dhanë fund  grevës treditëshe në horizontin XI.Sistematizimi i vendeve të punës në minierën e “Trepçës” ka përfunduar sipas afatit të përcaktuar në marrëveshje. Sipas këtij sistematizimi, paga bazë për minatorët do të jetë 370 euro, e pastruesve 220, ndërsa paga e menaxherit do të jetë 780 euro. VushtrriaPRESS