Moment historik:Është aprovuar lista e njëmbëdhjetë kandidatëve për të ngarkuar me punë në përfaqësitë diplomatike të Kosovës
Prishtinë, gusht 2008-Në mbledhjen e 32-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është aprovuar lista e njëmbëdhjetë kandidatëve për të ngarkuar me punë në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka vlerësuar të propozuarit si njerëz me kredibilitet kombëtar, profesional dhe me vizion për politikën dhe diplomacinë e Kosovës.Të propozuar janë:1.Uashington-Avni Spahiu,2.Nju Jork-Sylejman Gashi,3.Londër -Muhamet Hamiti,4.Paris-Muhamedin Kullashi,5.Berlin-Vilson Mirdita,6.Romë-Albert Prenkaj,7.Bruksel-Ilir Dugolli,8.Ankara-Bekim Sejdiu,9.Vjenë-Sabri Kiçmari,10.Bernë-Naim Mala,11. Tiranë-Gazmend Pula.Ky propozim i është dërguar Zyrës së Presidentit të Republikës për dekretim.VushtrriaPRESS

0 komente