Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Seminaristët e huaj, shijojnë “Sofrën llapjane” në Batllavë  

VushtrriaPRESS

Podujevë, gusht 2008- Kryetari i Komunës së Podujevës, Ilaz Pireva, mbrëmë i ka pritur seminaristët që po marrin pjesë në Seminarin e 27-të Ndërkombëtar për Gjuhën,Letërsinë dhe Kulturën që po mbahet në Prishtinë.Kryetari Pireva, kishte shtruar një darkë me prodhime të ashtuquajtura të “Sofrës llapjane”, përveç seminaristëve ushqimet e kuzhinës nga treva e Llapit i kanë  shijuar edhe Ministrat e qeverisë së Kosovës si dhe personalitete të tjera të politikës së Kosovës.Pjesmarrësit e seminarit u shprehen të kënaqur që patën mundësinë që të vizitojnë liqenin e Batllavës dhe të shijojnë kuzhinën e kësaj ane. VushtrriaPRESS 

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

28 Gusht 2008 më 10:29 am

Komento