Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Komenti i javës:Ballkani dhe Kaukazi  

VushtrriaPRESSShkruan: Nexhmedin Spahiu

Lojë shahu e Rusisë kundrejt zgjerimit të Perëndimit

Njohja e Abhazisë dhe Osetisë Jugore nga ana e Rusisë zbuloi interesin e vërtetë të Rusisë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës. Rusia duke e sabotuar procesin e përcaktimit të statusit të Kosovës e detyroi Perëndimin në njohje të njëanëshme të Pavarësisë së Kosovës.Kundërshtimi rus pavarësisë së Kosovës vetëm në saje të vëllazërisë ortodokse dukej i pakuptimtë kur kihej parasysh fakti se e ardhmja e Serbisë është në Bashkimin Evropian (edhe në bazë të orientimit të klasës politike serbe e akoma më shumë nga gadishmëria evropiane perëndimore për ta pranuar Serbinë në gjirin e saj).Tani u pa qartë se “mbrojtja” ruse interesave serbe nuk u bë për arsye të vëllazërisë ortodokse por për shkak të ekspansionit të ri rus drejt republikave ish-sovjetike. Në fakt, njohja e Kosovës nga Perëndimi ishte akt I mirëseardhur për Rusinë.Ajo priti momentin e volitshëm për ta bërë të njëjtën gjë me Abhazinë e Osetinë Jugore. Ky fakt do ta bipolarizojë globin sado që tanimë jo në pole të barazpeshuara politike si dikur. Por tani loja politike zhvillohet mes Perandorisë Perendimore (SHBA, BE) në zgjerim e sipër dhe Rusisë së këndellur nga Putini në kundërveprim.Natyrisht, njohja e Abhazisë e Osetisë Jugore do të bëhet edhe nga shtete tjera nën influencën ruse dhe kjo do të jetë një sfidë Perëndimit.Kjo gjë do të detyrojë aleatët perëndimorë të lobojnë më shumë për njohjen e shtetit të Kosovës, por edhe do të rris rrolin e të painkuadruarve, të cilët mund të marrin pozicion kundër njohjeve të reja siç ka bërë Serbia, por ndoshta edhe ndonjë qëndrim ndryshe nga ky.Kjo natyrisht I shton edhe sfidat e Kosovës dhe kjo mund të jetë arsye për Perandorinë Perëndimore që të investojë më shumë në Kosovë e sidomos në klasën e saj politike. Lufta në Gjeorgji hë për hë ndali turrin e Perandorisë Perendimore për zgjerim. Kjo vjen edhe si rezultat i politikës tejet mikluese të Perëndimit ndaj Serbisë. Perëndimi nuk e ka kuptuar psikologjinë e as filozofinë e politikës sërbe.Pas përfundimit të bombardimit të Serbisë politika e Perendimit nuk është dashur të ndërrojë kurs por përkundrazi të jetë edhe me rigjide. Por Perendimi ka mbivlerësuar fuqinë politike të Serbisë e ka nënvlerësuar Rusinë. Në këtë drejtim, janë bërë tri gabimet kryesore. I pari është bërë nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës që e shpalli Republikën e Serbisë të pafajshme për aggresion ndaj Bosnje e Hercegovinës.Ky nuk ishte një gjykim I ndershëm pasiqë të gjithë e dijmë se lufta në Bosnje ishte një agresion I shtetit të Serbisë dhe e dyta se kjo nuk ishte një politikë e qëlluar nëse veç mund të ketë politikë të qëlluar me gjyqe të pandershme. Gabimi I dytë krucial I Perëndimit ishte miklimi I Republikës Serbe në Bosnje. Perendimi iu qas Republikës Sërbe në Bosnje duke e mikluar atë për të arritur deri të një politikë më e moderuar e saj në vend se ta asfiksonte atë përmes prezencës së vet administrative e ushtarake në Bosnje.Dhe gabimi I tretë I Perëndimit ishte mosnjohja e Pavarësisë së Kosovës që në vitin 2000 kur ra Millosheviqi nga pushteti dhe kur kishte amulli në lidershipin e Beogradit. Në atë kohë Perëndimi mund ta detyronte fare lehtë lidershipin e ri në Beograd që ta njihte pavarësinë e Kosovës. Po të kishte ndodhur kjo, sot Serbia do t’ishte nje aleat lojal I Perendimit dhe hapat rusë  të kundërveprimit do t’ishin më të vështirësuar.

Shkruan:Nexhmedin Spahiu

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

29 Gusht 2008 më 8:26 am

Komento